Kronika

Vrasja e Bujar Çelës – Arrestohet një person i armatosur në Elbasan, sekuestrohen kamerat e sigurisë








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 21:57 - 21/09/20 |
mapo.al

Një person është arrestuar nga policia, teksa kjo e fundit po zhvillon kontrolle për vrasjen e Bujar Çelës. Arrestimi është kryer në fshatin Përparim, pasi perosni është kapur me armë tip pistoletë pa leje.


Ndërkaq, Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera në aksin Elbasan-Broshkë. Raportohet se kamera e sigurisë janë sekuestruar me qëllim dokumentimin e vrasjes së Bujar Çelës.


Mësohet se me dhjetëra agjentë lëvizin në këte segment edhe në orët e vona të natës.


Siç raportohet, janë ngritur tre pika kontrolli te asistuara nga FNSH, një në afërsi të vendit ku u ekzekutua 50 vjeçari, një në hyrje të Peqinit dhe një në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës.


Mësohet se policia po mban në vëzhgim disa persona përgjatë aksit Elbasan-Rrogozhinë.


Bujar Çela, vallai i të shumë kërkuarit Talo Çela u ekzekutua pak ditë më parë teksa po pinte kafe në një lokal në zonën e Bradasheshit.

Ndërkaq, Erion Alibej është arrestuar nga policia e Elbasanit, pasi dyshohet si porositësi dhe organizatori i vrasjes së Bujar Çelës.

Bujar Çela u ekzekutua në të njëjtin vend, që në 29 dhjetor të 2018 u vra vëllai i Erion Alibejt, Endrit Alibej 34 vjeç me xhaxhanë dhe një turk.


Etiketa: , , ,

Pas