Aktualitet

Vrasja e Devi Kasmit/ Prokuroria jep pretencën: Burgim përjetë për specialin grek





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:47 - 14/05/20 |
mapo.al

Prokuroria ka dhënë pretencën për vrasjen e Devi Kasmit duke kërkuar burg të përjetshëm për specialin grek, Ethimious Efthimiou, si dhe 35 vite burg për Elton Halipajn.


Devi Kasmi u vra mbrëmjen e 29 janarit të 2018 dhe për këtë ngjarje Prokuroria akuzon si autor ish- anëtarin e forcave speciale greke, Ethimious Efthimioun. Dyshohet se ai kreu atentatin në këmbim të një shpërblimi.


Elton Halipaj ndërkohë dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që ka marrë pjesë jo vetëm në vrasjen e Devi Kasmit por dhe disa të tjera. Në këtë rast ai siguroi armët e vrasjes.


Më tej u arrestuan edhe bashkëpuntorët Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari kurse ende dhe sot në kërkim është Aurel Hoxhallari, organizatori i vrasjes së Devi Kasmit.



Etiketa: , ,

Pas