Kronika

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, lihet në burg Eduart Lama





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:48 - 26/06/20 |
mapo.al

Eduart Lama, i akuzuari si atentatori i Laçit që vrau dy biznesmenët Bujar Lika dhe Paulin Gjergji Markaj është lënë në burg.


Vendimi u mor gjatë seancës për dhënien e masës së sigurisë, nga Gjykata e Kurbinit.


Eduart Lama u arrestua 3 ditë më parë teksa mjekohej në fshehtësi në klinikën private Amavita në Tiranë.


30-vjeçari ishte ekzekutori kryesor dhe u plagosu nga Bujar Lika. Në kërkim për ngjarjen mbeten edhe 3 shokët e Eduart Lamajt.



Etiketa: , , ,

Pas