Aktualitet

Vrasja e dy shqiptarëve – Si u ekzekutuan babë e bir në Athinë dhe pista ku po hetohet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 20:28 - 11/01/21 |
mapo.al

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mbrëmje Athinën. Babë e bir mbetën viktima, ndërsa dy të tjerë u plagosën.






Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të për larjes së hesapeve për pazaret e drogës, ndërkohë që hetimet vijojnë.


Sipas raportimeve, bëhet me dije se autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe më pas kanë ikur.







Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa dyshohet se janë larguar në zonën e Petralona.



Një prej të përfshirëve në ngjarje, dyshohet se u përpoq të fshihej në një kafene në sheshin Agios Sostis.



Fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtojë plumbave dhe humbi jetën menjëherë.

Ky i fundit, është babai i të riut i cili gjithashtu gjeti vdekjen pasi u sulmua nga persona të paidentifikuar.

Lexo edhe :  Ulet numri i viktimave, 259 raste të reja me koronavirus në Kosovë

I plagosur ka mbetur punonjësi i lokalit dhe një person tjetër.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur shtatë gëzhoja në vendngjarje.

<
>
1610388381_greqi3 1610388381_greqi4 1610388381_greqi2 1610388381_greqi5 1610388381_greqi6 1610388381_greqi7 1610388381_greqi8

LEXO EDHE: 

Dy të vdekur dhe dy të plagosur në Greqi, dyshohet për shqiptarë

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas