Prokuroria kishte kërkuar dënimin me burg për jetë për vrasjen e dyfishtë të nipit të tij, më në fund shqiptari Sadik Dine ka mundur të fitojë betejën e parë.
Gjykata e Apelit e Riminit ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e prokurorisë. Sadik Dine, është daja i Dritan Demiraj, shqiptarit që akuzohet se ka vrarë ish-të dashurën e tij Lidia Nusdorfi dhe të dashurin e saj italian, Silvio Mannina.
Dine me profesion peshkatar, gjithmonë kishte deklaruar se ishte i pafaj në krimin e nipit dhe në fund Apeli ka vendosur pro tij. Në këtë mënyrë, gjykimi ndaj tij do të ribëhet sërish.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vitin 2014, ku Dritan Demiraj, i ndihmuar edhe nga e fejuara e tij, Monica Sanchi dhe sipas policisë edhe nga Sadik Dine kanë kryer vrasje të dyfishtë.
Demiraj vrau ishtë dashurën e tij rumune, Lidia Nusforfi më 1 mars të vitit 2014 në stacionin e trenit në Rimini, pasi kishte vrarë më 28 shkurt të atij viti, Silvio Manninan, të dashurin e saj italian.
Prokuroria e Riminit kishte kërkuar burgim të përjetshëm për dajën e tij peshkatar, si edhe 30 vjet burg për të fejuarën, Monica Sanchin. Krimi dyshohet se ka ndodhur për hakmarrje.