Kronika

Vrasja e dyfishtë në Laç/ Arrestohet Ilir Xhepaj, bashkëpunëtori i autorit Eduart Lamaj





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:50 - 28/06/20 |
mapo.al

Ilir Xhepaj është bërë i arrestuari i dytë për vrasjen në Laç të dy biznesmenëve, Bujar Lika Hasani dhe Paulin Gjergji Marku më 30 maj të këtij viti.


Raportohet se Xhepaj u arrestua në orët e vona të natës në zonën e Astirit në Tiranë dhe u shoqëru në Kurbin për llogari të Policisë së Laçit.


Xhepaj është bashkëpuntor i Eduart Lamajt, autorit kryesor të vrasjes së 30 majit.


Të veshur si policë, ata hynë në hotelin A&A në Kurbin ku qëlluan për vdekje dy biznesmenët.


Lamaj u arrestuar disa ditë më parë teksa po kurohej në një klinikë private në Qytetin Studenti në Tiranë në mënyrë ilegale.

Ai kishte marrë një plumb natën e atentatit dhe ishte fshehur prej 20 ditësh si i plagosur.

Ende në kërkim mbeten Elson (Oltion) Alija (Vlashi) dhe 21-vjeçari Klaudio Perkola, gjithashtu bashkëpuntorë të Eduart Lamajt.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas