Kronika

Vrasja e dyfishtë në Lezhë, dy pistat që po hetohen





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 08:23 - 28/04/20 |
mapo.al

“Vrasja në Lezhë mund të ketë ndodhur për motive pronësie në Lalm të Vjetër të Lezhës ose për konflikte të bijve të rapsodit Kol Murrani i cili ishte një prej viktimave”.


Kështu sugjeron një raport i grupit hetimor ku evidentohet edhe fakti se viktimat u qëlluan me 30 plumba.


Hetimi ka nxjerrë se krimi ishte rrjedhojë e një prite. Autorët i kanë pritur rapsodin dhe mikun e tij, i kanë vrarë dhe kanë mbledhur gëzhojat pasi atentati u bë në një zonë të shpopulluar.


Ishte i biri i rapsodit që gjeti të atin të vdekur si dhe personin tjetër.


Grupi hetimor po vijon punën për të përcaktuar shkakun e rrethanat e ngjarjes. Në hetime po përfshihen konflikti i mundshëm për motive pronësie si dhe dyshimi për konflikte të familjarëve të të ndjerit Kol Murrani, por ende asgjë nuk është e qartë.


Etiketa: , ,

Pas