Të tjera detaje të reja dalin dritë në lidhje me krimin që tronditi mbrëmjen e sotme Pejën.
Të vrarë mbetën kandidati për kryetar në Pejë nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj.
Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri-tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë hapur zjarr ndaj njëri-tjetrit, duke mbetur të vrarë.
I plagosur nga të shtënat e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.
LEXO EDHE:
Vrasje e dyfishtë, ekzekutohet kandidati i PDK-së në Pejë dhe ish-kandidati në Deçan