Vrasje e dyfishtë në Rrëshen. Motër dhe vëlla mbetën viktima të të shtënave me armë zjarri këtë mbrëmje. Krimi ka ndodhur në oborrin e shtëpisë.
Gazeta Mapo ka mësuar se viktimat janë Vladion dhe Esmeralda Filopati. Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e krimit.
Burime për Mapo bëjne me dije se Esmeralda, ishte nënë e tre fëmijëve, e cila ishte divorcuar nga Fatmir Koleci pak kohë më parë. Dyshohet se autor i krimit është ish-bashkëshorti i 30-vjeçares.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.
LEXO EDHE:
Krim tronditës në Rrëshen, vriten te dera e shtëpisë motër e vëlla (EMRAT)