Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrëshen. Motër dhe vëlla, Vladion dhe Esmeralda Filopati, mbetën të vrarë me armë zjarri në oborrin e shtëpisë.
Burime zyrtare bëjnë me dije se autor i ngjarjes dyshohet të jetë Fatmir Koleci, nga Lezha. Policia njofton se ky i fundit është ish-bashkëshorti i viktimës Esmeralda Filopati.
Menjëherë pas krimit, Koleci është larguar nga vendngjarja. Në vendngjarje janë nisur forca të shumta policie, RENEA dhe FNSH e Shkodrës për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Viktima Esmeralda Filopati, ishte nënë e tre fëmijëve. Para pak kohësh, 30-vjeçarja ishte divorcuar. Sikurse raportoi Mapo pak minuta më parë, autor i ngjarjes dyshohej ish-bashkëshorti i viktimës 30-vjeçare Esmeralda Filopati.
Njoftimi i policisë:
Rrëshen , Mirditë/Informacion paraprak
Më datë 25.02.2020, në Kodër Rrëshen, Mirditë, rreth orës 20.40, në oborrin e banesës, janë vrarë me armë zjarri shtetasit V.F dhe motra e tij shtetasja E.F. Nga informacionet e para dyshohet se janë qëlluar me armë zjarri nga shtetasi F.K nga fshati Zejmen Lezhë, ish bashkëshorti i shtetases E.F, i cili pas krimit është larguar menjehërë nga vendngjarja.
Në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar forca të shumta të Policisë dhe Grupi hetimor.
Gjithashtu në vendngjarje kanë shkuar forcat speciale Renea dhe FNSH e Shkodrës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën pë të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit.
LEXO EDHE:
Vrasja e dyfishtë në Rrëshen, Mapo mëson identitetin e viktimave, çfarë dyshohet