Saturday, January 28, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e dyfishtë, ish-polici dhe autori njiheshin, ja pse u qëllua bashkëjetuesja…

by mapo.al
30/07/2018
in Kronika, Kryesore
0

Vetëm pak ditë pas deklaratës së drejtorit të policisë vendore të Shkodrës Vehbi Bushati lidhur me vrasjen e ish-policit Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci disa detaje të reja janë mësuar nga hetimet që po bëhen për këtë ngjarje të rëndë. Drejtori i policisë i pyetur për këtë çështje u shpreh se ka disa pista hetimi për të cilat po punohet ngushtë bashkë me prokurorinë për të arritur tek zbardhja e plotë e asaj vrasje të dyfishtë, shkruan ‘BalkanWeb’. Tashmë janë mësuar edhe disa detaje të reja dhe të rëndësishme që mund të shërbejnë për të hedhur më shumë dritë rreth vrasjes dhe autorit të mundshëm që ekzekutoi në atentatin mafioz Boran Bërcanën dhe Silvana Ndocin. Sipas burimeve nga prokuroria e Shkodrës ka dyshime të forta se Boran Bërcana dhe autori i mundshëm kanë patur një njohje me njëri-tjetrin.

Kjo ka bërë që vetëm pak sekonda para vrasjes Boran Bërcana ta përshëndes ekzekutorin e tij duke qenë se sipas dyshimeve ata njiheshin. Burimet pranë organit të akuzës tregojnë se në momentin kur Boran Bërcana ka ecur me makinë e tij për të shkuar tek pallati ku banonte me qira, pak metra përpara se të mbërrinte në destinacion mund të jetë përshëndetur me autorin. Kjo përshëndetje që prokuroria dhe policia dyshon çon në konkluzionin se Boran Bërcana dhe autori kanë patur një njohje qoftë edhe të thjeshtë mes tyre. Ish polici që u vra me partneren e tij me 28 plumba mbi trupat e tyre ka vijuar gradualisht rrugën me makinën e tij duke mos e menduar asnjëherë se i njohuri i tij do ta qëllonte për vdekje vetëm pas pak sekondash. Sapo makina e ish efektivit ka ecur pak metra më përpara autori e ka ndjekur qetësisht jo me hapa të nxituar për të hequr gjitha dyshimet dhe sapo është afruar ka qëlluar pa mëshirë duke zbrazur nga arma e tij automatike tip gjermane 28 plumba. Nga detajet e reja mendohet se fillimisht e ka qëlluar në kokë por duke qenë se makina ka ecur për interesi atëherë autori për të qenë i sigurt ka vijuar të qëllojë me breshëri.



Bashkëjetuesja e Bërcanës, Silvana Ndoci mund edhe të kishte shpëtuar por sipas dyshimeve që ka prokuroria autori e ka qëlluar edhe atë për faktin se ajo e ka parë në fytyrë dhe e ka njohur atë. Në këtë mënyrë për të mos lënë dëshminë e saj dhe identifikimin e autorit ky i fundit e ka ekzekutuar edhe 24 vjeçaren. Pasi kreu vrasjen autori u largua duke shkuar në zonën e By Passit. Aty braktisi makinën që rezulton e vjedhur në Kosovë dhe armën e krimit duke i vënë flakën për të humbur çdo gjurmë. Policia dhe prokuroria vijojnë hetimet për këtë vrasje të dyfishtë por ende deri më tani nuk ka diçka konkrete sa i përket identifikimit të autorit.

Tags: arsyeBoran BerçananjohjeSilvana Ndocivrasje

JU SUGJEROJME

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Plagosje në Sarandë/ Pas sherrit mes të rinjve, njëri në spital, tjetri në kërkim  
Kronika

Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij

27/01/2023
“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
Kryesore

“Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës

26/01/2023
Nikolla, mesazh me rastin e 1 Majit: Përballë njerëzve të punës, përgjegjësia jonë politike shumëfishohet
Kryesore

“Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës

26/01/2023
Next Post
E Jashtëzakonshme, një aplikacion që jep diagnozën për pacientët

E Jashtëzakonshme, një aplikacion që jep diagnozën për pacientët

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
  • Tronditëse në Gramsh, burri vret gruan dhe vëllain e tij
  • Zelensky falenderon Perëndimin për tanket, por i shqetësuar “bishat” se arrijnë shumë vonë
  • “Dil nga vrima, fol në mejdan, trimat nga dhjakësit kjo i ndan”, Flutura Açka i kushton vargje Ramës
  • “Akt i paprecedent në 32 vjet demokraci”/ Grupi Parlamentar i PD-së nis procedurat për shkarkimin e Lindita Nikollës



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In