Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës- Burg të riut për kanabis, i vëllai mohon akuzat














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:04 - 20/05/21 |
mapo.al

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën ‘arrest me burg’ për shtetasin Edison Arrazi, të cilit iu gjet një sasi droge dhe u arrestuar pas vrasjes se Endri Mustafës.






Mësohet se 26-vjeçarit iu gjet një sasi kanabisi në një magazinë në Shkodër.


Në procesverbalin e arrestimit te policisë shtetasi Edison Arrazi është i arrestuar vetëm për sasinë e drogës dhe jo lidhur me vrasjen e Endri Mustafës.





Ndërkohë, vëllai i 26-vjeçarit, Ergys Arrazi tha se i arrestuari nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën.



“Vëllai im nuk ka lidhje me vrasjen dhe as me drogën. Droga e gjetur është në një magazinë larg shtëpisë tonë.



Vëllai im nuk ka lidhje fare me vrasjen dhe këtë e vërteton Policia e Shtetit që e dyshon vetëm për droge. Vëllai ne momentin e vrasjes ka qenë në shtëpi duke fjetur gjumë.”, tha vëllai i Endri Mustafës.

79


Etiketa:

Pas