Aktualitet

Vrasja e Endri Mustafës në Shkodër, ndalohen dy persona














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 09:37 - 18/05/21 |
mapo.al

Për vrasjen e 32-vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër, nuk ka ende asnjë autor të dyshuar, por mësohet se policia ka ndaluar dy persona






Identiteti i tyre ende nuk dihet, por mësohet se ata dyshohet se mund të kenë dijeni ose të jenë të përfshirë në ngjarje. Dje në Policinë e Shkodrës u shoqëruan 8 persona, ku dy prej të cilëve më pas u ndaluan.








NGJARJA
Krimi i rëndë ka ndodhur në Shkodër. Endri Mustafa, 32 vjeç, është gjetur i vrarë në zonën periferike të Livadheve në Shkodër, në breg të liqenit. Burime nga Policia thanë se 32-vjeçari kishte 5 plumba në trup, mes të cilëve një edhe në gojë. Endri Mustafa rezultonte prej tri ditësh i zhdukur. Mbrëmjen e 15 majit ai doli nga banesa rreth orës 22:00, pas një mesazhi që kishte marrë në celular, por që nga ai moment nuk është kthyer më në shtëpi. Familjarët kanë krijuar dyshime pasi 32-vjeçari nuk përgjigjej në telefon dhe ka qenë nëna e tij që ka bërë një denoncim në Polici.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg


TRUPI I PAJETE
Dje në mëngjes një banor në afërsi të zonës së njohur si Livadhet, në Shkodër, i cili kishte dalë për të gjuajtur peshk, ka vërejtur trupin e pajetë në tokë dhe ka lajmëruar Policinë. Shërbimet e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, teksa kanë konstatuar se trupi në vendngjarje ishte i pajetë dhe me shenja plumbash. Menjëherë Policia ka nisur hetimet paraprake për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe gjetjen e autorëve që deri më tani vijojnë të jenë të paidentifikuar. Fare pranë viktimës Policia ka gjetur edhe një armë zjarri tip pistoletë “Bareta”, e cila është ende e paqartë nëse është e autorëve të vrasjes apo viktimës.



Endri Mustafa është një person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë disa herë i arrestuar si dhe në kërkim policor si pjesë e grupit të fajdeve që u arrestuan para dy vitesh. Policia në cilësinë e provës materiale ka gjetur edhe disa gëzhoja në vendngjarje dhe po mbledh çdo gjurmë tjetër që mund të çojë tek autorët.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas