Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e Everest Çakës këtë mbrëmje në Elbasan, ku e plagosur mbeti edhe gruaja e këtij të fundit.
Blutë e qytetit bëjnë me dije se janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës për të kapur autorët.
Everesti dhe bashkëshortja e tij Silvana janë qwlluar brenda ne makinë.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta. Gruaja ka marrë një plumb në dorë dhe ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekësore.
Viktima është djali i tezes se Arjan Spahiut i cili është ekzekutuar në nëntor në Belgjikë. Spahiu ka qenë i dyshuar për vrasjen e Gëzim Alikajt, vite më parë.
Njoftimi i Policisë:
Elbasan /Informacion paraprak
Rreth orës 20:10, në lagjen “Skënderbe”, Elbasan, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri në mjet shtetasi E.Ç, rreth 41 vjeç si dhe është plagosur në dorë bashkëshortja e tij shtetasja S.Ç., jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë
rrethuar zonën.
Janë ngritur pika konrolli në hyrje – daljet në qytetin e Elbasanit dhe vijon kontrolli i zonës.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve.