Aktualitet

Vrasja e gazetares malteze në vitin 2017, i akuzuari pranon fajin














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:39 - 23/02/21 |
mapo.al

Vincent Muscat u deklarua të martën fajtor për vrasjen e gazetares hulumtuese në Maltë, Daphne Caruana Galizia.





Caruana Galizia u vra më 16 tetor të vitit 2017, në një sulm me makinë bombë.


Muscat është një nga tre burrat e akuzuar për vendosjen e bombës, por më herët nuk e ka pranuar fajësinë.




Dy vëllezërit, George dhe Alfred Degiorgio, vazhdojnë të deklarohen të pafajshëm.


Ata janë arrestuar qysh në dhjetor të 2017-ës.


Caruana Galizia ka raportuar për korrupsionin në nivelet më të larta të Qeverisë malteze.

Ajo ka luftuar dhjetëra padi për shpifje dhe është arrestuar dy herë përpara se të vritej.

Në një deklaratë të transmetuar nga avokati në gjykatë, familja e saj tha se personi që pranoi përfshirjen në vrasje “ia ka mohuar asaj të drejtën për jetë”.

Në vitin 2019, disa ministra të Qeverisë malteze, përfshirë kryeministrin Joseph Muscat, kanë dhënë dorëheqje pas dyshimeve për lidhjet e tyre me njerëzit e përfshirë në vrasje./REL/

1


Etiketa: , , ,

Share
Mbyll
CLOSE
CLOSE
Pas