Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e Isat Goçajt në Çerem të Tropojës.
Nga dyshimet e para, autori i cili është shpallur në kërkim, Altin Ismailisufi, thuhet se është punonjës i zjarrfikëses.
Shkaqet e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa dyshohet se mes palëve ka pasur një konflikt të mundshëm.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e krimit.
Blutë e Tropojës kanë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur arrestimin e autorit.
LEXO EDHE:
Vrasja në Tropojë, autori shpallet në kërkim, kush është viktima (EMRAT)