Aktualitet

Vrasja e George Flyod, publikohen pamjet e kamerave të trupit të agjentëve (VIDEO)








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:58 - 04/08/20 |
mapo.al

Janë publikuar për herë të parë në mediat britanike pamjet nga kamerat e trupit të policëve, ku tregohet e gjitha dinamika e ngjarjes së rastit George Floyd në Amerikë.


Pamjet e kamerave të trupit nga dy policët e akuzuar në vrasjen e George Floyd janë zbuluar ekskluzivisht nga Dailymail sot, dhe ku si fillim shihet një oficer që e frikëson Floydin dhe i drejton një armë në kokë.


Kamerat tregojnë me detaje se si një Floyd, shumë i dëshpëruar, i lutet oficerit të policisë duke i thënë, “të lutem mos më qëllo. Ju lutem”. Kjo para përleshjes që përfundoi me vdekjen e tij më 25 maj të këtij viti.


Floyd rezistoi ndërsa policët u përpoqën ta fusin atë në pjesën e pasme të makinës, edhe pse ai i thoshte atyre se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi. Pamjet tregojnë dhe se si oficeri Derek Chauvin u gjunjëzua mbi qafën e tij për gati nëntë minuta.


Floyd madje është dëgjuar të parashikojë vdekjen e tij teksa thotë, “Me shumë gjasa unë do vdes kështu” thotë ai.


Etiketa: , , ,

Pas