Aktualitet

Vrasja e Griselda Gjikolës, burg përjetë për Robert Përpepajn, Muzhaqit 25 vite














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:47 - 11/05/21 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës shpall fajtor dhe dënon me burg përjetë Robert Përpepajn. Togat e zeza të kryeqytetit pranuan kërkesën e Prokurorisë e cila rreth një muaj më parë kërkoi dënimin me burg perjetë për të riun






Robert Përpepaj, akuzohet për vrasjen e minorenes Griselda Gjikola, ngjarje e ndodhur tre vite më parë në Laprakë. Ndërsa për të pandehurin tjetër Robert Muzhaqi, gjykata e dënon atë me 25 vite burg.


Ndaj Përpepajt Prokuroria ngriti akuzën e ‘Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese” ndërsa Muzhaqi është i akuzuar për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të vrasjes”. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 26 dhjetorit, të vitit 2018.







E mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.



10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, janë konfliktuar në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”.



Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.

1


Etiketa: ,

CLOSE
CLOSE
Pas