Aktualitet

Vrasja e ‘HASJANALIUT’-Autori: Armën e solli Mehmeti, s’e dija që kishte fishek














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:35 - 11/05/21 |
mapo.al

Zbardhet dëshmia e Marjus Demës, autorit të vrasjes së Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme te lagjia ‘5 maji’ në Tiranë. Kujtojmë se Dema u vetëdorëzua në polici pak orë më parë. Ai ka thënë para autoriteteve se armën me të cilën ka qëlluar, e ka sjellë vetë i ndjeri Mehmet Qema






Marjus Dema mësohet të ketë deklaruar se arma ka qenë e vjetër dhe se nuk kishte karikator, ndërsa ka theksuar se nuk e dinte nëse arma kishte plumb brenda.


Siç shihet në videon që sjell gazeta Mapo, në çastet e fundit para se Marjusi të qëllojë me armë, Qema i bën me dorë duke i kërkuar siç duket të heqë armën, para se të shkrepej drejt tij duke i marrë jetën.







Burime për Mapo bëjnë me dije se autori i vrasjes së Mehmet Qemës, u vetëdorëzua së bashku me Frenkli Myftarin. Lidhur me ngjarjen, në kërkim nga policia akutalisht janë edhe 4 persona të tjerë.

Lexo edhe :  "E doja Sabrinën", Elton Metaj ia plas të qarës në sallë, Gjykata e lë në burg


Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se në kërkim për moskallëzim krimi janë shpallur;
Erlind Peka, 27 vjeç
Bralid Aga, 23 vjeç
Blerim Hoti, 28 vjeç
Xhuljano Koçi, 19 vjeç.



Autori, viktima, dhe personat e tjerë të pranishëm në ngjarje, kanë miqësi të përbashkëta me shoëbizin. Viktima Mehmet Qema është parë së fundmi në videoklipin e moderatorit të njohur nga Kosova, Meriton Mjekiqi, në bashkëpunim me reperin e njohur Meriton Ademi.

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas