Zbardhen të tjera detaje nga vrasja e të riut Mehmet Qema një natë më parë në Tiranë. Mësohet se një nga 5 personat e shpallur në kërkim, Blerim Hoti, është ish-i dashuri i reperes nga Kosova, Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i Stresit, ndryshe njihet si Lim Hoti
Mësohet se viktima Mehmet Qema njihej edhe me nofkën ‘tallman’ ose hasjanali dhe vetëm disa ditë më parë kishte ardhur nga Londra.
Autori i dyshuar i vrasjes është Marjus Demaj, i cili duket edhe në foton e siguruar, në krah të viktimës. Gjithashtu i shpallur në kërkim është edhe Erlind Peka, i cili ndodhet në krah të moderatorit të njohur Meriton Mjekiqi.
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se në kërkim për moskallëzim krimi janë shpallur edhe;
Bralid Aga, 23 vjeç
Frenkli Myftari, 29 vjeç
Xhuljano Koçi, 19 vjeç, si dhe autori i vrasjes, Marjus Demaj.
Gazeta Mapo, ka siguruar edhe një foto ku shihet viktima i ulur në tavolinë bashkë me 5 të rinj të tjerë pak para vrasjes. Ndërkohë, autori i dyshuar i krimit, Marjus Dema, është në këmbë me armë në dorë pak çaste përpara se të qëllonte të riun në gjoks.
Lexo edhe
Vrasja në Tiranë – Lidhja e Mehmet Qemës me Meriton Mjekiqin dhe Meriton Ademin