Thursday, September 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e Hekuran Billës, Adiola Lakra: Celularin e shita disa ditë pas ngjarjes

by mapo.al
15/07/2020
in Aktualitet, Kronika
0

Rëndohet pozita e Adiola Lakrës pas fakteve të reja që kanë dalë në dritë për ekzekutimin e Hekuran Billës, mbrëmjen e 11 qershorit në zonën e Komunës së Parisit.

Prokuroria ka dyshime se vajza ka zhdukur telefonin, e për pasojë në këtë mënyrë ka tentuar të fshehë provat. Vetë 26 vjeçarja ka treguar se e ka shitur celularin që përdorte para vrasjes së Billës.



“Unë kam pasur në përdorim atë ditë një celular të markës iPhone X10 me ngjyrë gold. Në atë telefon kam pasur të regjistruar dy numra, njërin në whatsup dhe tjetrin për të kryer thirrje.

Me Hekuran Billën komunikimet i kryeja në rrjetin whatsup, por nuk më kujtohet numri. Aparatin telefonik me të cilin komunikoja me Hekuranin e kam shitur diku rreth 2-3 ditë pas ngjarjes, tek “Dollari” në qendër të qytetit.

Nuk mbaj mend se në emër të cilit person ka qenë i regjistruar ai numër, por di që e kam përdorur rreth 1 vit e gjysmë. Ndërsa numrin tjetër, e kam pasur te regjistruar në emrin tim”.

Më pas 26 vjeçarja e ka ndryshuar qëndrimin e saj, në lidhje me zhdukjen e aparatit celular që kishte në përdorim, duke pretenduar se e ka thyer nga zemërimi.

“Unë ndodhesha në një qendër tregtare bashkë me shoqen time Stela, mbiemrin e së cilës nuk e di, kur Lani më mori në telefon dhe më kërkoi të takoheshim. I thashë po. U ktheva në shtëpi rreth orës 20.30 të mbrëmjes. Hekurani më telefonoi përsëri dhe më tha se do vinte të më merrte të Komuna e Parisit. Mora taksi dhe u nisa.

Kur mbërrita te rrethrrotullimi i Komunës së Parisit, i shkrova Hekuranit, por ai nuk më ktheu përgjigje. Pa arritur te qendra Kristal, pashë shumë makina policie të cilat lëviznin me shpejtësi dhe pashë lajmet se ishte vrarë një person.

Ne telefon kam parë automjetin e Lanit dhe aty mësova se ai ishte vrarë. Jam kthyer sërish me të njëjtën taksi dhe kam shkuar ne shtëpinë time. Telefonin me të cilin komunikoja me Lanin e kam thyer copë-copë nga dëshpërimi”.

Sipas grupit të hetimit dëshmia e Adiola Lakrës  është kontradikotre dhe e pabesueshme. Prokuroria dyshon se ky fakt e implikon Lakrën në vrasjen e Billës. Gjithashtu i pabesueshëm për grupin hetimor është edhe fakti që 26 vjeçarja nuk mban mend numrin e celularit dhe emrin e personit në të cilin është i regjistruar.

Për hetuesit është i paqartë edhe fakti pse Lakra ka lejuar ish-të dashurin Sebastian Mali që t’i bëjë ftesë nga instagrami i saj Hekuran Billës. Për këtë ngjarje policia ka vënë në pranga edhe nip e dajë Sebastian Malin dhe Viktor Markun.

Të tre të dyshuarit kanë kërkuar lirinë në Gjykatën e Apelit, por togat e zeza i kanë lënë në burg. Ndërkohë nga policia është shpallur në kërkim edhe një person i katërt që dyshohet të ketë pasur rolin e shoferit dhe ka larguar Viktor Markun nga vendi i ngjarjes,  me makinën që u gjet e djegur në Pezë. Nga aty dyshohet të jenë larguar me një tjetër automjet.

Tags: celularidëshmiaHekuran BillaViktor MarkuVrasja

JU SUGJEROJME

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!
Aktualitet

Alpet zgjeron gamën e shërbimeve të ofruara, ja pikat ku mund të gjenden produktet premium!

31/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
SHIFRA E DITËS: Në 10 vite ka ikur 7.5 përqind e popullsisë, humbja në miliarda euro
Aktualitet

10 universitetet më të mira sipas “Rankimit të Shanghait… dhe Shqipëria

08/03/2023
Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i  varfëron edhe më tepër shqiptarët
Aktualitet

Pse ‘lufta e Ukrainës’ po i varfëron edhe më tepër shqiptarët

08/03/2023
Next Post
Prapaskenat e largimit nga Partizani, Sormani kishte frikë mos infektohej, i kërkoi avokatit të prishte kontratën

Prapaskenat e largimit nga Partizani, Sormani kishte frikë mos infektohej, i kërkoi avokatit të prishte kontratën

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Numri i ri i revistës “Jus & Justicia” sjell debatin akademik për rolin dhe kompetencat e Presidentit të Republikës
  • Mevlan Shanaj në UET: Nuk bëhesh dot artist, nëse nuk je i sëmurë nga dëshira për t’u bërë
  • Forumet UET/ Florian Binaj të rinjve: Mos shkoni pas gjërave të kollajta! Vetëm puna të shpërblen
  • Xhevat Limani në Forumet UET/ Aktori që themeloi teatrin shqiptar në Amerikë
  • Numri i ri i Economicus, UET / Amnistia Fiskale jo tabu, por të bëhet në pajtim me kuadrin ligjor ekzistues










Të lidhura

[mnky_related_posts num=”8″ no_tags=”on” orderby=”date”]



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In