Wednesday, July 6, 2022
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e Hekuran Billës, dyshime edhe te një i dënuar, doli me leje nga burgu

by mapo.al
22/02/2021
in Kronika, Kryesore
0

Zgjerohet rrethi i të dyshuarve për vrasjen e Hekuran Billës, në maj të 2020 në zonën e Komunës së Parisit, krim për të cilin janë të dyshuar Viktor Marku e nipi i tij Sebastjan Mali.

Mësohet se Prokuroria ka marrë edhe kampionin e ADN-së edhe të një paraburgosuri, për ta krahasuar me profilin e ADN-së së gjetur në mjetin “Nissan Micra” të autorëve.

Ka dyshime që personi në fjalë është i përfshirë në vrasjen e Billës. Ai ka qenë i lirë në kohën që u vra biznesmeni, por u arrestua dy muaj më pas për një vepër tjetër penale.

Burime nga prokuroria thanë se nëse do të konstatohet përputhshmëri, atëherë rezultati do të jetë një provë e pakundërshtueshme fajësie për të dyshuarin e tretë.

Viktor Marku e nipi i tij Mali u arrestuan pak ditë pas ngjarjes së rëndë, si të dyshuarit kryesorë për krimin. Prokuroria urdhëroi edhe arrestimin e Adjola Lakrës, e cila dyshohet se u përdor për të nxjerrë në pritë ish të dënuarin, Hekuran Billa.

Aktualisht prokuroria është duke analizuar edhe të dhënat e siguruara nga komanitë celulare, për të konfirmuar përmes qelizave të celularëve nëse të dyshuarit janë gjendur në vendin e ngjarjes.

Hetimet per këtë ngjarje pritet të mbyllen në mars të 2021 kur do të vendoset për fatin e të dyshuarve.

Hekuran Billa u ekzekutua në maj të vitit të kaluar vetëm pak kohë pasi ishte liruar me kusht nga Gjykata e Krujës. Ai ishte ekstraduar nga Britania e Madhe për vrasjen e Prel Markut dhe po vuante dënimin në burgun e sigurisë së lartë në Fushë-Krujë. Gjyqtarja që e liroi Hekuran Billën ishte Enkeleda Hoxha, e arrestuar pak ditë më parë për korrupsion.

Tags: Hekuran BillaPrel Markuvrasje ne tirane

JU SUGJEROJME

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
Aktualitet

A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?

06/07/2022
Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
Arkiva 2

Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup

06/07/2022
“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”
Aktualitet

“Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”

06/07/2022
“Mami nuk kishte bukë për të ngrënë”, rrëfimi i djalit të “milioneres” së inceneratorëve
Aktualitet

“Mami nuk kishte bukë për të ngrënë”, rrëfimi i djalit të “milioneres” së inceneratorëve

06/07/2022
Next Post
Bardhi: Fushata e bazuar te rinia – KAS: PD ka programin dhe njerëzit e duhur

Bardhi: Fushata e bazuar te rinia - KAS: PD ka programin dhe njerëzit e duhur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     





Më Të Lexuarat

  • A ka ardhur koha që të flasim për varreza murale dhe krematoriumet për djegien e kufomave?
  • Hidhen gurë drejt statujës së Skënderbeut në Shkup
  • Protesta e 7 korrikut/ PD kërkon leje nga policia për grumbullimin e qytetarëve
  • U shpëton jetën tre vajza dhe një oficeri policie pasi makina u zhyt në lumë, njihuni me adoleshentin hero
  • “Qeveria lejoi kompanitë guaskë te inceneratorët, Ibrahimaj e konfirmoi”



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtore Marketingu
Bleona Mehaj
Tel : +355675852188
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In