Kronika

Vrasja e Hekuran Billës, gjykata lë në burg Viktor Markun








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 11:39 - 23/06/20 |
mapo.al

Gjykata e Tiranës dha sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Viktor Markun, i akuzuari kryesor për vrasjen e Hekuran Billës më 11 qershor 2020 tek “Komuna e Parisit” në Tiranë.


Prokuroria paraqiti sot në gjykate dokumentat e ardhura nga Mali i Zi, ku ndalimi është bërë me kërkesë të Interpol Tiranës.


Krimi për të cilin akuzohet Marku ka ndodhur më 11 qershor në zonën e Komunës së Parisit. Mësohet se i arrestuari në Malin e Zi është vëllai i Prel Markut, të cilin Billa e kishte vrarë në vitin 2006. Më herët është arrestuar edhe nipi i Viktorit, Sebastian Mali.



Ai u shpall në kërkim 1 ditë pas vrasjes së Billës, pasi nuk u gjet në banesë për t’u marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.


Ditën e dielë, Gjykata Penale e Tiranës vendosi që 22-vjeçari të qëndronte në burg.


Një ditë më parë, kur u shty seanca në ngarkim të Viktor Markut, avokati Ilir Murati, tha se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen. Ai tha se Marku ka qenë në Mal të Zi në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

Murati tha se gjykata nuk i ka vënë asnjë dokument në dispozicion, ndërsa shtoi se për Markun nuk ka pasur as urdhër ndalimi.

Lidhur me nipin e Markut, Murati i qëndroi deklaratës së tij, duke deklaruar se ka qenë në zonë për të blerë rroba.

“Puna duhet të shoqërohet me autorin e vërtetë të kësaj ngjarje. Viktori thotë se nuk është autori i kësaj ngjarje. Ai thotë se ka qenë në Mal të Zi. Me gjithë kërkesën e mbrojtjen për t’u mbrojtur nga këto akte, gjykata e ka rrëzuar kërkesën.

Nuk ka u vunë në dispozicion këto akte duke shkelur kushtetutën. Deri më sot nuk ka pasur urdhër arresti. Kodi parashikon një urdhër ndalimi gjë e cila nuk është konstatuar. Nuk është dhënë një urdhër ndalimi.

Janë nip e dajë nuk kanë lidhje me ngjarjen. Ai është student i juridikut, është student i shkëlqyer. Ai ka qenë në zonë për blerë veshmbathje”, tha Murati.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas