Dy personat e akuzuar për vrasjen e Hekuran Billës në qershor të vitit të kaluar janë liruar nga qelia.
Viktor Marku dhe Sebastian Mali janë liruar me masën e sigurisë “arrest shtëpie”
Billa u vra gjatë një atentati më 11 qershor 2020 në Komunën e Parisit në Tiranë.
Viktor Marku dhe Sebastian Mali kanë lidhje familjare pasi janë dajë e nip dhe ishte Prokuroria ajo që kërkoi pushimin e çështjes për mungesë provash.
E përfshirë në vrasje dyshohet se ishte edhe Adjola Lakra që u përdor si karrem për të nxjerrë në pritë Billën.