Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e Hekuran Billës rrezikon arkivimin, dajë e nip mund të lënë qelitë

by mapo.al
23/09/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Viktor Marku dhe Sebastian Mali, të ndaluar si persona të dyshuar për vrasjen e Hekuran Billës mbrëmjen e 11 qershorit 2020 në Tiranë, mund të lënë qelitë e paraburgimit brenda pak ditësh.

Prokuroria ka kërkuar pushimin e çështjes edhe për Adiola Lakrën. Viktor Marku dhe Sebastian Mali, dajë e nip dyshoheshin nga Prokuroria dhe kanë qëndruar me muaj të tërë në paraburgim pasi dyshoheshin se kishin kryer vrasjen për motive gjakmarrje të Hekuran Billës.



Ky i fundit ishte dënuar nga autoritetet britanike për vrasjen e Prel Markut, vëllain e Viktor Markut pas një sherri për parkimet në Britaninë e Madhe. Ai kishte plagosur atje dhe disa persona të tjerë. Në vitin 2007 Hekuran Billa ishte ndaluar në Danimarkë dhe më pas u ekstradua në drejtim të Britanisë së Madhe dhe prej andej në Shqipëri, por më pas u lirua me kusht nga Gjykata e Krujës.

Pak muaj pasi rifitoi lirinë ai u ekzekutua më 19 plumba në rrugën “Prokop Mima”, teksa po kthehej në banesën e tij dhe do të kishte një takim me Adiola Lakrën me të cilën kishte një marrëdhënie intime.

Prokuroria ka kërkuar zyrtarisht pushimin e kësaj çështje penale dhe shuarjen e masës së sigurisë për dy personat e arrestuar dhe për Adiola Lakrën, çka do të thotë që vrasja e Hekuran Billës rrezikon të arkivohet dhe mbetet pa autorë. Fjalën e fundit pritet ta thotë gjykatësja paraprake, e cila do të shqyrtojë kërkesën e prokurorisë.

Por çfarë kanë deklaruar zyrtarët e policisë që kanë kërkuar në TIMS emrin e Billës?
Ka rezultuar nga hetimet e prokurorisë se 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar në sistemin TIMS emrin e Hekuran Billës, duke vëzhguar të gjitha hyrjet dhe daljet e tij nga territori i Republikës së Shqipërisë, por të gjithë kanë deklaruar se nuk kanë qenë në shërbim kur është kërkuar për emrin e tij, të tjerë kanë thënë se nuk e kanë idenë se kush është Hekuran Billa dhe për cilat arsye është kërkuar nga adresa e tyre emri i tij dhe të tjerë që thonë se e kanë kërkuar emrin e tij për arsye pune.

Ky është një skandal i madh sesi 11 zyrtarë të Policisë së Shtetit dhe SHISH kanë kërkuar emrin e një ish-të dënuari që u ekzekutua menjëherë pasi hyri në Shqipëri. Ai udhëtoi nga Belgjika në drejtim të Tiranës dhe më pas u ekzekutua me 11 plumba.

Prokuroria e Tiranës ka kryer disa veprime të thelluara hetimore, ka pyetur disa nga shokët e viktimës të cilët kanë dhënë detaje në lidhje me jetën e tij dhe kanë shpjeguar lëvizjet e fundit. Është pyetur Ndrek Marku, vëllai i të arrestuarit Viktor Markut dhe Prel Markut të ekzekutuar nga Hekuran Billa, i cili ka deklaruar se vëllai i tij është vrarë nga Hekuran Billa, por se familja Billa nuk ka pasur asnjë kontakt për të kërkuar falje më pas me familjen e tij.

Motra e Hekuran Billës deklaroi se Hekurani nuk i ka lejuar familjen që të kishin kontakte me familjen Marku, duke pretenduar se e kishte zgjidhur këtë çështje. Gjithashtu janë kryer kërkime edhe jashtë vendit për Viktor Markun, i cili ka rezultuar se është dënuar në vitin 2013 nga autoritetet e huaja për vjedhje në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe është dënuar, i skeduar nga autoritetet në Francë për vjedhje në 2015.

Një detaj interesant është fakti se policia ka kërkuar arrestimin edhe të Petrit Aliajt alias Xhekson Pusi, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Billës, por sipas prokurorisë nuk ka rezultuar i lidhur me ngjarjen.

Si arsyeton Prokuroria?
Nga të gjitha të dhënat rezulton sipas prokurorisë se nuk ka pasur thirrje telefonike mes Markut, Lakrës dhe Billës ditët para dhe pas ngjarjes. Kamerat e sigurisë në zonën ku lëvizi Billa nuk japin rezultat dhe nuk identifikohen dot personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e tij.

Po kështu telefoni i Viktor Markut rezulton i loguar në Tarabosh të Shkodrës ditën e ngjarjes. Sebastian Mali ka deklaruar se ditën e ngjarjes është ndodhur pranë qendrës tregtare ku u ekzekutua Hekuran Billa, por sipas prokurorisë nuk ka pamje filmike për shkak të ndërtimeve që të japin të dhëna të mëtejshme.

Janë sekuestruar dy celularët e viktimës, por nuk është arritur të çkodohen. Por përmes të dhënave nga qelizat telefonike nuk ka të dhëna të mjaftueshme për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Ndaj dhe prokuroria kërkon pushimin e çështjes penale dhe shuarjen e masave të sigurisë.

Lirimi i tyre mund të sjellë konflikte mes këtyre familjeve.

Tags: Sebastian MaliViktor Markuvrasja e Hekuran Billës

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Ortakët në biznes me politikanët do të kontrollohen për pastrim parash

Ortakët në biznes me politikanët do të kontrollohen për pastrim parash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In