Tuesday, March 21, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e ish-policit Xhelal Reçi në Laç/ Kjo është pista e vetme e hetuesve

by mapo.al
03/11/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Ekzekutimi i ish-efektivit të Policisë Xhelal Reçi një ditë më parë në Laç vijon të mbetet pa autor.

Përgjatë 24 orëve, Policia ka shoqëruar dhe marrë në pyetje mbi 20 persona të dyshuar që mund të kenë dijeni rreth krimit, si dhe familjarë e të afërm të viktimës, por dëshmitë e tyre nuk e kanë ndihmuar grupin hetimor për të shkuar në gjurmët e autorëve. Gjithashtu, Forcat Speciale të Policisë së Shtetit kanë ushtruar kontrolle në rreth 21 banesa në zonën e Kurbinit, por pa arritur të gjejnë atentatorët apo armën e krimit.



Pista kryesore e hetimeve është përqendruar te konfliktet e djalit të Xhelal Reçit, Besnikut, të cilit iu bë atentat me armë zjarri në gusht të vitit 2020, por fatmirësisht arriti të shpëtojë pa marrë lëndime. Konfliktet e tij po kalojnë në sitën e hetuesve me qëllim identifikimin e autorëve.

Pavarësisht se vrasja është filmuar nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve, identifikimi i autorëve duket mjaft i vështirë, pasi ata kanë qenë me kapele e maska mjekësore anti-Covid. Pamjet e kamerave pritet të dërgohen për ekzaminim të specializuar jashtë vendit, me shpresë se mund të ndihmohet në identifikimin e autorëve.

ATENTATET
Deri më tani pista kryesore e hetimeve mbetet ajo e konflikteve të të birit, për të cilat informacioni është shumë i cunguar. Ende nuk dihet se në çfarë konfliktesh është përfshirë djali i viktimës, i cili më shumë se një vit më parë ishte shënjestër e një atentati nga dy persona të maskuar që qëlluan me armë në drejtim të tij. Dyshohet gjithashtu se rreth tri vite më parë Xhelal Reçi dhe dy djemtë e tij kanë qenë në shënjestër të një tjetër atentati të dështuar.

Duke qenë se Besnik Reçi, 36 vjeç, ruhej vazhdimisht, atentatorët kanë zgjedhur për të goditur babanë e tij, i cili mbeti i vrarë mëngjesin e së hënës fare pranë dyqanit që familja zotëron në qytetin e Laçit. Por këto nuk janë dy atentatet e vetme ndaj familjes Reçi, edhe rreth 13 vite më parë Besniku është përfshirë në një konflikt me armë zjarri në fshatin Gjormë të Krujës, duke arritur të shpëtojë.

NGJARJA
Ish-efektivi i Policisë së Shtetit u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së hënës në qytetin e Laçit, teksa po hapte dyqanin e tij. Jo zyrtarisht thuhet se viktima shoqërohej nga bashkëshortja, e cila kishte zbritur më përpara nga automjeti tip “Benz” që ata kanë në pronësi.

Të paktën tre persona kanë marrë pjesë në atentat ndaj 61-vjeçarit, dy prej të cilëve të armatosur me armë zjarri të llojit pistoletë, ndërsa i treti luante rolin e shoferit të mjetit me të cilin ata u larguan nga vendi i ngjarjes dhe e dogjën afër lumit të Kurbinit. Autorët kanë ndjekur lëvizjet e viktimës kohët e fundit dhe vunë në punë planin e tyre për ta ekzekutuar mëngjesin e së hënës në mes të qytetit të Laçit.

Xhelal Reçi mori një plumb në gjoks dhe me reflekset e ish-policit ka tentuar t’i shpëtojë sulmit duke hyrë në një rrugicë mes dy ndërtesave në zonë. Por plaga që kishte marrë ishte vdekjeprurëse dhe ai humbi menjëherë jetën.

Ekzekutimi i 61-vjeçarit ka qenë i mirorganizuar dhe ngjason me atentate të tjera të kryera në vend. Nga pamjet e kamerave të sigurisë është zbardhur edhe dinamika e plotë e atentatit, por jo autorët. Sipas pamjeve të zbërthyera nga hetuesit, vetëm njëri prej atentatorëve ka qëlluar në drejtim të viktimës, ndërsa tjetri gjithashtu i armatosur e shoqëronte atë.

Tags: atentatiVrasjaXhelal Reçi

JU SUGJEROJME

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve

21/03/2023
NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
Arkiva

NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit

20/03/2023
Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
Kryesore

Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë

15/03/2023
Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
Aktualitet

Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve

13/03/2023
Next Post
Skedinat ilegale, pas mbylljes së basteve luhen online, 142 të arrestuar

Skedinat ilegale, pas mbylljes së basteve luhen online, 142 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ PR kundër demokratëve
  • NGJARJA E DITËS 25 VITE MË PARË/ Ambasada jugosllave i refuzon vizat Ilir Metës dhe Afrim Krasniqit
  • Zyrtare/ Berisha dhe Meta dorëzojnë koalicionin në KQZ: Bashkë fitojmë
  • Numri i ri i Economicus, në UET/ Trendet dhe sfidat e Industrisë së Sigurimeve
  • Pyetësori Kombëtar Studentor/ Studentët e Universiteteve Private më të kënaqur me institucionin dhe mësimdhënien se ata në universitetet publike



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In