Arkiva 2

Vrasja e Jak Prengës, RENEA operacion në mesnatë në Shkodër, disa të shoqëruar





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:03 - 30/01/20 |
mapo.al

RENEA ka vijuar në mesnatë operacionin në Shkodër për arrestimin e personave të përfshirë në pengmarrjen dhe vrasjen e Jak Prengës në Kamëz, mesditën e 17 janarit. Burime pranë policisë theksojnë se janë shoqëruar disa persona. Operacioni është zhvilluar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku mendohet se fshihen disa prej pengmarrësve.


Mësohet, se një grup kriminal në Shkodër është drejtpërdrejt grupi i interesuar për ngarkesën e kokainës që solli konfliktin mes grupeve të tjera kriminale e u pasua me pengmarrjen e fundin tragjik të Jan Prengës.



Policia ka shpallur në kërkim 4 persona, përveç Altin Hajrit, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar në pengmarrjen, vrasjen dhe zhdukjen e trupit të 48- vjeçarit Prenga.


Personat qw kwrkohen nga policia janw M. B., personazh me dritë-hije të forta në botën e krimit, nga Shkodra, i akuzuar për trafik droge nga Ekuadori në vendet e BE.

G. D., është i skeduar nga autoritetet e vendeve të BE dhe konsiderohet si njeriu kyç që urdhëroi rrëmbimi i Jan Prengës, përderisa vëllai i këtij të fundit arriti të nxirret nga porti britanik një sasi të madhe kokaine, por nuk e dorëzoi në destinacion.

K. G., nga Shkodra, i përfshirë më herët në aktivitet kriminal në vendet e BE, por edhe në Shqipëri i skeduar. Ky mendohet të jetë personi që ka bërë rolin e ndërmjetësit, duke çuar mesazhin për marrjen peng të Prengës.

Si dhe D.R., (Mendohet Dritan Rexhepi) nga Vlora, personazhi më i fuqishëm i botës së krimit në Vlorë. Më 2014, është arrestuar me 240 kg kokainë në Ekuador, më herët ishte akuzuar për përfshirje në vepra kriminale në Shqipëri, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e dy policëve në vitin 1999.



CLOSE
CLOSE
Pas