Aktualitet

Vrasja e Jan Prengës, Apeli rrëzon kërkesën për liri të 5 të arrestuarve





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:01 - 19/02/20 |
mapo.al

Gjykata e Apelit ka vendosur të rrëzojë kërkesën e 5 të arrestuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ngjarje kjo e ndodhur mesditën e 17 janarit në Kamëz. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në datë 31 Janar, atë të “arrestit me burg”.


Të arrestuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës janë: Bajram Hajri, Leonard Hajrin, Elton Hajri, Olsi Turja dhe Festim Bexhdili.


Pesë të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në Shkallën e parë gjatë seancës të arrestuarit mohuan akuzat dhe u shprehën se kompleksi “Golden” ku u dërgua pas rrëmbimit dhe më pas u nxor i vdekur Jan Prenga, nuk është hapur për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26-nëntorit.


Por pamjet e kamerave të sigurisë rrëzojnë dëshmitë e të arrestuarve. MAPO publikoi pak ditë më parë pamjet tronditëse që tregojnë momentin e futjes dhe nxjerrjes së trupit të Jan Prengës nga kompleksi, që u mor peng në Kamëz më 17 janar të këtij viti.


Momenti kur trupi i pajetë i Jan Prengës futet në furgon

Ndërsa një ditë më parë MAPO publikoi pamje nga momentet e fundit të Prengës, përpara se të merrej peng. Ai ka qenë duke pirë kafe i shoqëruar nga bashkëshortja në një lokal në Kamëz.

<
>
Momentet e fundit të Jan Prengës në Kamëz, në kafe me bashkëshorten
Pengmarrja e Jan Prenges Pengmarrja e Jan Prenges1

Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar. Ky i fundit është arrestuar në Angli.

Në kërkim janë shpallur të paktën 11 persona. Besohet se porositësit dhe pengmarrjes janë  Gentian Doci e M. Bajri nga Shkodra si dhe Dritan Rexhepi nga Vlora. Ky i fundit ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.


Etiketa: , ,

Pas