Trupi i pajetë i Kostandinos Kaçifas, 35-vjeçarit minoritar grek që u vra nga efektivët e RENEA-s në Bularat, ndodhet ende në morgun e spitalit të Gjirokastrës.
Me kërkesë të familjarëve të viktimës, trupi i pajetë është në pritje të mjekëve grekë për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore.
Por mediat raportojne se prokuroria e Gjirokastres nuk e ka pranuar kerkesen e familjareve.
Ndërkohë dje u publikua videoja nga përleshja me armë në Bularat, ku Konstandinos Kaçifas qëllonte me arme.
Dosja e vrasjes së 35 vjeçarit Kostandin Kaçifas në Bularat do të hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Vendimi është marrë dhe për rrethanat në të cilat ndodhi.