Kronika

Vrasja e Keidi Pashës, media: Dyshimet e para, pse hesht i plagosuri






               Publikuar në : 19:02 - 18/08/19 |
mapo.al

Para disa ditësh, një i ri nga Burreli u vra në Volfsburg të Gjermanisë. Keidi Pasha ishte vetëm 19 vjeç. Ndaj Pashës dhe një miku të tij u qëllua nga një makinë në lëvizje duke tronditur qytetin gjerman. Por përse mund të jetë vrarë shqiptari? Më poshtë shkrimi i gazetës ‘Wolfsburger Nachrichten’


Për shkaqet e shkëmbimit të përgjakur me armë në Vorsfelde, policia dhe prokuroria kanë heshtur deri më tani. Ata e justifikojnë këtë me hetimet në vazhdim. Por edhe 31-vjeçari, që i ka mbijetuar të shtënave duke u plagosur rëndë, ka mohuar të flasë deri më tani, siç mëson gazeta jonë.

Nëse është e vërtetë, përse nuk dëshiron ai që të ndihmojë hetuesit që të zbulojnë vrasësit e shokut të tij? Shpjegimi më i mundshëm: arsyeja e krimit të përgjakshëm ishte një mosmarrëveshje në mjedisin e drogës. Dy personat e qëlluar thuhet se ishin të përfshirë vetë në trafik droge.

Nëse është e vërtetë kjo, ky rast do ishte një pikë kthese në Volfsburg. Bëhet fjalë për kriminelë, që janë të gatshëm jo vetëm të frikësojnë, por edhe të vrasin konkurrentët. Volfsburgu nuk e ka përjetuar diçka të tillë.

Për dy personat, mbi të cilët u qëllua, policia ka dhënë moshën dhe thotë se janë nga Shqipëria dhe nuk kanë vendbanim të përhershëm në Volfsburg. Autoritetet hetimore nga Saksionia e Ulët po shohin me shqetësim se si për vite me radhë ka pasur një rritje të të dyshuarve për krime nga Ballkani Perëndimor. Ministri i Brendshëm, Boris Pistorius dhe ministrja e Drejtësisë, Barbara Havliza, e theksuan këtë gjë edhe vitin e kaluar kur prezantuan raportin për situatën e krimit të organizuar në vitin 2017. Zyra e Policisë Kriminale e Saksonisë së Ulët konfirmoi se numri i të dyshuarve shqiptarë në fushën e krimit të organizuar, është rritur. Fokusi i tyre ka lidhje me krimin e drogës.

Në vitin 2016 pati vetëm dy procedura ndaj të dyshuarve shqiptarë në Saksoninë e Ulët. Një vit më pas shkuan në shtatë. Në total janë identifikuar 14 të dyshuar shqiptarë në këtë land në vitin 2016. Në vitin 2017, numri shkoi në 32. Fokusi i hetimit kanë qenë krimet e drogës. Shifrat për vitin 2018 do jenë në dispozicion vetëm me publikimin e raportit të ri të situatës.


Etiketa: , , , , , ,

Pas