Kronika

Vrasja e Klevis Kapllanit në Rrogozhinë – Shpallet në kërkim shoku i ngushtë i viktimës







Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 18:55 - 22/09/20 |
mapo.al

Shpallet në kërkim një person, për vrasjen e Klevis Kapllanit, në Fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë. Burime për mediat, bëjnë me dije, se personi i shpallur në kërkim është shok i ngushtë me viktimën.


Gjithçka nisi në orët e para të mëngjesit të 15 shtatorit në Rrogozhinë, ku u gjend i pajetë në makinë 33-vjeçari Klevis Kapllani.


Hetimet e para flasin për një vrasje me silenciator, ndërkohë që hetuesit e çështjes kanë identifikuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.



Identiteti i tyre dihet nga organet ligjzbatuese, por për shkak të hetimit intensiv e në vazhdim, nuk bëhen të ditura për mediat.


Ndërkohë, policia ka sekuestruar në vendngjarje edhe një armë tip pistoletë, e cila dyshohet t’iu ketë rënë autorëve në largim e sipër. Arma është dërguar pranë Policisë Shkencore ku po bëhen edhe verifikimet e duhura.


Dyshimet e para të grupit hetimor flasin për një vrasje për shkak të prishjeve të pazareve të drogës pasi viktima ka qenë i dënuar në Itali për “trafik të lëndëve narkotike” ndaj dhe ka dyshime që edhe pas kthimit nga Italia, dy vite më parë, ai të ketë vijuar aktivitetin kriminal edhe në shtete të tjera të Europës.

Kapllani, babai i një fëmije, ishte larguar nga shtëpia në mbrëmjen, por nuk ishte kthyer më në banesë, ndaj dhe dyshohet se ai mund të jetë vrarë gjatë natës.

***
“I kanë vënë shkurre përpara dhe i kanë zënë pritë”. Kështu është shprehur për mediat daja i Klevis Kapllanit, 33-vjeçarit që iu bënë atentat në Rrogozhinë.

I riu u gjet i pajetë në automjetin e tij rreth orës 06:00 të mëngjesit të 15 shtatorit nga një banor i zonës në fshatin Sinaballaj.

Në një prononcim për mediat daja i viktimës tha se vrasja ka qenë e planifikuar mirë, pasi të riut i është është bllokuar rruga me shkurre dhe më pas është qëlluar.

Ai i bën thirrje shtetit që të jetë më vigjilent, për njerëzit që janë me probleme siç thotë ai. Ndërsa rrëfen se i riu ishte baba i një fëmije 2 muajsh.

“I kanë vënë shkurre përpara dhe i kanë zënë pritë. Është diçka e paramenduar. Shteti të marrë masa, të jete vigjilent, kur njerëzit kanë probleme. Një çun 32 vjeç që ka lënë një fëmijë dy muajsh i shkarkojnë kallashin në mes të natës”, shprehet ai.


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas