Aktualitet

Vrasja e Klodian Rashës, polici Nevaldo Hajdaraj dënohet me 10 vite burg














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:48 - 14/07/21 |
mapo.al

Gjykata dënon me 15 vite burg efektivin e policisë Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e të riut Klodian Rasha.






Ngjarja ndodhi rreth mesnatës së 8 dhjetorit të vitit të kaluar pranë rrugës “Dritan Hoxha” në zonën e Laprakës.


Për shkak të gjykimi të shkurtuar dënimi ndaj Hajdarajt ulet në 10 vite burgim







Gjatë seancës së sotme, avokati i Hajdarajt kërkoi ndryshim të veprës penale, nga vrasje me dashje në “Vrasje në tejkalim të mbrojtjes së nevojshme” si dhe kërkoi të dënohet në minimum.



Vetë ish-efektivi i policisë, Nevaldo Hajdaraj nuk foli, por avokati shprehu pendesë dhe i shprehu në emër të klientit ngushëllime familjes



Klodian Rasha u ekzekutua pranë banesës së tij në zonën e Laprakës pasi efektivi i policisë e ndoqi për ta ndëshkuar në lidhje me shkeljen e orës policore të vendosur për shkak të pandemisë dhe mosmbajtjen e maskës anti-Covid.

Vrasja shkaktoi protesta disa ditore e reagime të forta nga Shoqëria Civile e opinioni publik në Tiranë, të cilat u pasuan me largimin nga detyra të ministrit të Brendshëm të kohës Sandër Lleshaj.

LEXO EDHE: 

10 vite burg për ish-policin, babai i Klodian Rashës: A është kjo drejtësi?

1


Etiketa: ,

Pas