Kronika

Vrasja e Klodian Rashës/ Prokuroria: Do zbulojmë nëse polici njihej me viktimën














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 15:54 - 12/01/21 |
mapo.al

Prokuroria e Tiranës do të kryejë edhe një verifikim të fundit për të zbuluar zbardhjen e motivit të vrasjes së të riut Klodian Rasha nga polici Nevaldo Hajdaraj dhe për të hedhur dritë nëse ata njiheshin më parë apo jo.





Sipas dosjes së vrasjes së Klodian Rrashës, në orët e fundit të këtij hetimi, çështja është në fazën e zbulueshmerisë së motivit.


Prokuroria ka marrë indicie se viktima dhe polici Nevaldo Hajdaraj njiheshin me njëri-tjetrin. Prokuroria do të pyesë shokë të viktimës për të mësuar shkakun dhe motivin e vrasjes.





Njohjen me Klodian Rrashën, Nevaldo Hajdaraj i akuzuar për vrasje me dashje e ka mohuar gjatë dhënies së dëshmisë. Mirëpo, mësohet se një person është vetëofruar për të dhënë dëshmi që provon sipas tij njohjen e policit me viktimën.



Kualifikimi i kësaj akuze kërkon motivin apo shkakun e vrasjes. Verifikimi nëse kishin njohje apo jo është veprimi i fundit hetimor përpara se t’i dorëzohet gjykatës. Ndërkohë familjarët e Rashës kanë marrë avokat për të monitoruar procesin hetimor.


25-vjeçari Klodian Rasha u vra në orët e para të 8 dhjetorit pak metra nga shtëpia e tij në kryeqytet, ngjarje që u pasua me protesta të zhvilluara për 7 ditë me radhë nga qytetarët që kërkonin drejtësi, ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën më herët ka shprehur pendesën për vrasjen e të riut.

Qeveria mori vendimin duke i siguruar 61 mijë lekë pension mujor për familjen e tij. SHCBA ka nisur hetim në repartin “Shqiponja” ku do të bëhen hetime që nga rekrutimi deri te veprimet policore.

1


Etiketa: , ,

CLOSE
CLOSE
Pas