Vrasja e Klodian Rashës, sot protestë para zyrës së Lleshajt, si po bëhet organizimi në rrjetet sociale

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga efektivë të policisë vetëm se ai kishte thyer orarin e izolimit ka ngjallur një revoltë të madhe në të gjithë gjithë shoqërinë.

Qytetarët po organizohen përmes rrejteve sociale për të protestuar nesër në orën 16.00 përpara Ministrisë së Brendshme, ndërsa akuzojnë dikasterin e drejtuar prej Sandër Lleshajt se “bëri gjithçka për të manipuluar këtë vrasje shtetërore duke u bërë palë me vrasësin”.



Thirrja qytetare kërkon angazhim të gjithë shoqërisë në protestën e sotme në orën 16.00 para Ministrisë së Brendshme.

I riu Klodian Rasha u qëllua për vdekje mëngjesin e djeshëm nga një efektiv i “Shqiponjave”, pasi nuk iu përgjigj thirrjes për të ndaluar, teksa u konstatua duke lëvizur në orarin e ndalim qarkullimit (pas orës 22:00). Përpara grupit hetimor, efektivi i Policisë ka deklaruar se nuk donte ta vriste 25-vjeçarin, por në ndjekje e sipër ai i ka parë në dorë viktimës një send të dyshimtë dhe ka menduar se do ta qëllonte.

Vrasja e 25-vjeçari ka indinjuar mbarë opinionin publik të cilët sot më shumë se kurrë kërkojnë një përgjegjës. Por ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj i cili kur mori detyrën deklaroi se te çdo efektiv policie do të shihnim fytyrën e tij, vijon të heshtë.

Thirrja e organizatorëve
Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rashës në mes natës në pragun e derës së shtëpisë, në çdo rrethanë të mundshme, është një këmbanë alarmi për rendin dhe sigurinë në vend. Pa dhënë një arsyetim logjik dhe ligjor të bazuar, një person me uniformën e Policisë së Shtetit, ekzekuton një të ri “se dyshonte që ishte kërcënim për rendin”.

Ditën e sotme, datë 09.12.2020, në orën 16:00 para ministrisë së Brendshme, PROTESTOJMË!

Tubimi do të jetë paqësor dhe në zbatim të protokolleve të pandemisë, pjesmarrjen nuk e përcaktojmë ne, por se sa është ndjeshmëria qytetare për rëndësinë e jetës. Jeta është më e rëndësishme se dyshimi i një efektivi.

Merreni këtë mesazh copy paste dhe publikojeni në profilin tuaj. Të gjithë me njëri-tjetrin për njëri-tjetrin. 


Fatal error: Uncaught ___C_0: (E_ERROR) Trying to access array offset on value of type bool in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config:252 Stack trace: #0 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(13): ___C_5->_errorHandler(2, 'Trying to acces...', '/home/gazetamap...', 13) #1 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_demo_style() #2 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(74): JNews\Module\Block\Block_9_View->get_image_size() #3 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(63): JNews\Module\Block\Block_9_View->build_column(Array, 'jeg_col_2o3') #4 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/Block_9_View.php(47): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_column(Array, 'jeg_col_2o3') #5 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/Block/BlockViewAbstract.php(17): JNews\Module\Block\Block_9_View->render_output(Array, 'jeg_col_2o3') #6 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Module/ModuleViewAbstract.php(165): JNews\Module\Block\BlockViewAbstract->render_module(Array, 'jeg_col_2o3') #7 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(1265): JNews\Module\ModuleViewAbstract->build_module(Array) #8 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/class/Single/SinglePost.php(205): JNews\Single\SinglePost->related_post(false) #9 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(307): JNews\Single\SinglePost->related_post_hook('') #10 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/class-wp-hook.php(331): WP_Hook->apply_filters(NULL, Array) #11 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/plugin.php(474): WP_Hook->do_action(Array) #12 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/fragment/post/single-post-1.php(66): do_action('jnews_single_po...') #13 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(772): require('/home/gazetamap...') #14 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template.php(716): load_template('/home/gazetamap...', false, Array) #15 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/general-template.php(204): locate_template(Array, true, false, Array) #16 /home/gazetamapo/public_html/wp-content/themes/mapo/single.php(16): get_template_part('fragment/post/s...') #17 /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/template-loader.php(106): include('/home/gazetamap...') #18 /home/gazetamapo/public_html/wp-blog-header.php(19): require_once('/home/gazetamap...') #19 /home/gazetamapo/public_html/index.php(17): require('/home/gazetamap...') #20 {main} thrown in /home/gazetamapo/public_html/wp-includes/js/tinymce/skins/wordpress/images/formatting.config on line 252