Arkiva 2

Vrasja e Klodian Rashës, takim urgjent në Prokurorinë e Tiranës, kërkohet arrest me burg për policin









Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:44 - 10/12/20 |
mapo.al

Një takim urgjent për hetimin e ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi 25-vjeçar Klodian Rasha është duke u zhvilluar në këto momente në Prokurorinë e Tiranës.



Drejtori i ShÇBA-së dhe strukturat e tjera hetimore po analizojnë ngjarjen me detaje si dhe po nxjerrin detyrat për hetimin objektiv te çështjes.


MAPO mëson se në takim marrin pjesë Drejtuesi i Prokurorisë Tiranë, Elizabeta Imeraj, grupi hetimor që drejtohet nga Prokurori Ardian Braho dhe pjesëtarë nga Policia e Shtetit.




Ndërkohë është dërguar në Gjykatë nga ana e Prokurorisë kërkesa për caktim masë sigurimi personal “Arrest me burg” për të dyshuarin, efektivin e Policisë, Nevaldo Hadëraj.



Vijojnë hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Klodian Rasha humbi jetën në spital pasi u qëllua nga efektivi i “Shqiponjës” mëngjesin e 8 dhjetorit shumë pranë banesës së tij.

1


Etiketa: , ,

Pas