Aktualitet

Vrasja e Lamçes/ Përgjimet e Sanxhaktarit: Do bëjmë ca muaj burg, mos e rruaj



Sokol Sanxhaktari dhe Florian Lamçja











Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:09 - 28/05/21 |
mapo.al

Një përgjim ambiental brenda ambienteve të dhomave se shoqërimit në policinë e Elbasanit ka nxjerrë zbuluar Sokol Sanxhaktarin, dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.






Sanxhaktari, sipas prokurorit të çështjes Kreshnik Ajazi, është njeriu kryesor që ka vrarë me sende të forta mikun e tij, Florian Lamçja alias Shabani, ngjarje kjo e ndodhur në 30 qershor 2020.


Sanxhaktari dhe personi tjetër që është arrestuar për këtë ngjarje, Ardian Hajdari, janë vënë në përgjim ambiental teksa ndodheshin të shoqëruar në policia.







Pikërisht në bashkëbisedim me njëri-tjetrin, Sanxhaktari e mëson Hajdarin se çfarë duhet të thonë kur ti pyesin, duke orientuar hetimet se miku i tyre Florian Lamçja, të cilin ata e kishin vrarë me karrige e shishe, kishte bërë vetëvrasje duke i rënë me grushta xhamit dhe më pas ishte rrëzuar në dysheme me kokë.



Ky përgjim ambjental tregon qartë dredhinë dhe skenarin që Sokol Sanxhaktari, ka kërkuar të ngrejë për hetuesit.



Madje Sanxhaktari gjatë bisedës së përgjuar i thotë mikut të tij Ardian Hajdari, se “…ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s’kemi çfarë të bëjmë…” dhe nga ana tjetër Ardiani ja kthen: “…mos e rruaj tr…n…”.

***

Sanxhaktari, më tej e orienton Hajdarin se duhet të qëndrojnë me urtësi dhe të qetë kur ti marrin në pyetje dhe të japin të dy një version të vetëm për ngjarjen.

Mes bisedës së përgjuar dy personat flasin dhe për një person me emrin E…., që besohet së është kamarieri i lokalit dhe sipas tyre nëse ai nuk del në gjyq në favor të tyre, do i çojnë haber tek shtëpia.

Përgjimi nxjerr në skenë dhe një person me emrin Çimi, që besohet se është Çim Asllani, pronari i lokalit.

Sanxhaktari thotë se viktima Florian Lamçe ka pasur pistoletë me vete me të cilën ka qëlluar dhe një thikë.

“…Qysh e rrafëm ne ktë njeri eeeee, ne me gurë ai me pistoletë…” – thotë Sokol Sanxhaktari, ndërsa e orienton Ardian Hajdarin që të pohojë në polici se Sokolin nuk e njeh fare.

Por nga ana tjetër, Ardiani i tregon se “…policia do shohi telefonat dhe do kuptojë se jemi miq…”.

Ndërkohë gjatë një bashkëbisedimi mes Anesti Greku, person tjetër ky i proceduar për “Moskallëzim krimi” dhe Sokol Sanxhaktarit, ky i fundit pranon se pas vrasjes ka zhveshur lakuriq kufomën e mikut të tij, Florian Lamçja.

“…ai theu dorën, i ra debulesë dhe debulesa i ra koka ke ça ishte ajo, ke kjo. I ra aty ra në toke. Me të parë unë i hoqa bluzën atij shokut, se o lakuriq akoma sot ai…”.

Lamçes i janë hequr dhe pantallonat, dhe kur ka shkuar policia e ka gjetur kufomën e tij terësisht të zhveshur.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë që tronditi Elbasanin në 30 korrik 2020, Prokuroria ka mbyllur hetimet duke marrë të pandehur për akuzën e “Vrasjes me dashje”, Sokol Sanxhaktarin, për akuzën e “Përkrahjes së autorit të krimit” Ardian Hajdarin dhe akuzën e “Moskallëzimit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, Grejsa dhe një person tjetër.

Biseda e përgjuar mes Ardian Hajdarit dhe Sokol Sanxhaktarit mëngjesin e 30 korrikut 2020

Ardiani: Ka vdek ai.

Sokoli: E di unë që ka vdek. Ai vdiq vetë, e pe, ndëgjo këtu, e kena vra me sende të forta. Shife ktu i minutë. Ai futi dorën i gjujti xhamit.

Ardiani: Ai a?

Sokoli: Po a xhami thyer e vlla, harrova t’i them ik e bani ekspertim e xhamit dhe u ça damari aty nxori gjakun ai uuuu. Pastaj pa mendje rrëshkiti e ra me kokë, kur dolëm jashtë që mora bluzën tate.

Ardiani: Ee bravo.

Sokoli: Ne do i bëjmë nja dy muaj burg, s’kemi ça bëjmë.

Ardiani: Mos e rruj t*apin.

Sokoli: Normal. Ej, kjo është gjendja, hë e dëgjove gjendjen?

Ardiani: Ça asht ba?

Sokol: Mos prek gojë.

Ardiani: Ça i bana unë atij asgjë.

Sokoli: Asigja e, nejse asnjanit vet në botë, urtë lali gjithmonë ky a muhabeti. I ra xhamit.

Lexo edhe :  Rama e largoi nga Elbasani, Balla prezantohet në Fier si drejtues politik

Ardiani: I ra xhamit nuk e diskutojmë, ne e vlla.

Ardiani: Po mir ka vdek që dje me një fjalë ee.

Sokoli: Po, po.

Ardiani: Kur hyhet për te lokali aty, ka kamera?

Sokoli: Kalon mbrapa, nuk e di.

Sokoli: Po kamerier kishte aty?

Ardiani: Ë?

Sokoli: Asnjë, s’kishte njëri tjetër as kamerier, asnjë gja s’kishte.

Ardiani: Ai çuni nuk e di nga iku ai.

Sokoli: Kush?

Ardiani: Ai Toni, se nga iku andej ai. S’e pash më, a doli që iku përjashta, a nejti aty, erdhi me levat.

Sokoli: Joo, o burrë s’e kam përdorur ma atë të parën. E pa ai që gjujti xhamin ai.

Sokoli: Duhet mushur menja dhe E…., të vërtetën xhamit i ra mbrapa, që të vijë atje në gjyq të thotë ore këtë e kam kushëri.

Ardiani: Po ore….

Sokoli: E kupton, po ti pse s’i the, po unë e kam kushëri atë or ti, si the ti. Unë e kam kushëri or bab thuaj ky tjetri e ka shok të ngushtë, më kupton që ta bëjmë në gjyq.

Ardiani: Këtij E…. s’e di plako, s’ia kam besën fare.

Sokoli: O robt po s’erdhi, ne do ja çojmë haberin.

Sokoli: Dhe i thashë ati Besës dy herë ik e me gjithë atë, na prishi.

Ardiani: Thashë se e more ti e babë…

Sokoli: Po ai më tha o vlla…

Ardiani: Ai të tha merre….

Sokoli: E po ti themi ne qysh e rrafëm ne atë, ai ishte me pistolete me vete t’i themi, ja ku shtiu këtu, do i thotë dhe Çimi. Merre Çimin dëshmitar ishte me pistoletë. me thikë me vete, ja ku ke brimën që ka shti këtu. Qysh e rrafëm ne ktë njeri eee. Ne me gurë ai me pistoletë.

Ardiani: Po do thotë ai ku e ka o bab.

Sokoli: Ku dim gja ne ku e ka, aty ku e morën kur doli me vete e ka pas, ose kontrolloni aty, më kupton. Apo s’do e bëjmë fare ktë muhabetin, se thotë e keni marë thot dhe..

Sokoli: Thuaj unë Sokolin nuk e njof, ashtu thuaj.

Ardiani: Po mos ashtu telefonin ata.

Biseda e përgjuar midis Sokol Sanxhaktari dhe Anesti Greku, zhvilluar më datë 30 korrik 2021 në orën 08:40 e mëngjesit

Anesti: Po ju ishit afër me njëri-tjetrin

Sokoli: Po ai, jo ai shife ca pati ai. Ai theu dorën, i ra debulesë dhe debulesa i ra koka ke ca ishte ajon, ke kjo. I ra aty ra në toke me të parë unë i hoqa bluzën atij shokut, se o lakuriq akoma sot ai. Ja lidha mas dorës, atij çunit erdha direkt e te ty, të thash ambulancën ose naj gja, thash unë ci të marrim policinë.

Anesti: Ambulancën po. Njoftovi ky përpara, ai kalimtari që vete ke hoxha, pastaj unë i mora me radhë.

Sokoli: S’ka problem, unë doja vetëm që ti të thuash kto llafe që të kam thënë.

Biseda e përgjuar midis Adriano Hajdari dhe Anesti Greku, zhvilluar me datë 30 qershor 2020 në orën 09:45 e mëngjesit

Anesti: Ouu ime kush i hoqi pantallonat ti apo ai, se unë si mbaj mend mirë me një fjalë.

Adriani: Ë…

Anesti: pantallonat them, bluzën e ca ku di unë.

Adriani: Bluzën e hoqa unë o burr, ca pantallona thua ti, bluzën që lidhi atë o burrë, e pash të shtrirë me gjak në tokë.

Anesti: Një bluze e bardhë ishte aty

Adriani: E e lidha për bluze o burrë.

Anesti: Se di as vetë si të mbajmë qëndrimin me një fjalë, se nuk është problem aty, se ta kisha parë skenën komplet do thosha gjysmë llafi, po unë s’pash gjë fare. Megjithatë jam i detyruar të përgjigjem me aq sa kam dijeni.

Adriani: Ça të them o lali, nuk e di ça të them fare. Jam trokë fare e kupton ti, hoqa bluzën. Për ta lidh biles aty jam ballafaqu o burrë.

1


Etiketa: , , ,

Pas