Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 47-vjeçarit Ylber Lezi në Klos. Dyshohet se ai u godit për vdekje nga bashkëshortja dhe vajza e tij, pas një sherri në familje mbrëmjen e kaluar. Lidhur me ngjarjen, kanë reaguar edhe fqinjët, të cilët ishin ata që njoftuan policinë se diça po ndodhte
“Dëgjuam zhurmë në banesë” – ka thënë një prej fqinjëve të viktimës. “Policia e gjeti të vdekur në banesë” – deklaron një tjetër fqinj i Ylber Lezit.
Më tej, ata thonë se Lezi ka qenë përdorues i alkoolit, çka dyshohet të jetë bërë edhe shkak i ngjarjes së rëndë.
Një tjetër fqinj, thotë se kanë tentuar të hyjnë në banesën e Lezit, pasi kanë dëgjuar zhurma në shtëpinë e tij, por e pamundur.
Sipas raportimeve, familja Lezi jetonte në kushte të vështira ekonomike, ndërsa dyshohet se vajza e viktimës vuante nga depresioni, ndërsa e ëma, nga probleme të shëndetit mendor. Sipas fqinjëve, ata nuk kuroheshin me ilaçe.
Policia bën me dije se në momentin që kanë mbërritur në vendngjarje pas njoftimit të fqinjëve, janë përballur me rezistencë nga bashkëshortja e viktimës për të hapur derën.
Pas hapjes së derës me forcë, policia thote se ka gjetur të vdekur Ylber Lezin, dhe konstatuan shenja dhune në trupin e tij.
Pas krimit të rëndë, policia ka shoqëruar në komisariat gruan (Mine Lezi) dhe vajzën e viktimës (Aida Lezi), për veprime të mëtejshme hetimore deri në dokumentimin dhe sigurimin e provave për ngjarjen e rëndë.
/Mapo.al/
LEXO EDHE:
https://gazetamapo.al/krimi-ne-familje-policia-gruaja-spranoi-te-hapte-deren-elezi-u-gjet-i-vdekur/