*Personi në të majtë është viktima, ndërsa në të djathtë autori i dyshuar i vrasjes
Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema. Marjus Dema është paraqitur përpara bluve të Tiranës pas akuzës së vrasjes. Gjithashtu, bashkë me të është dorëzuar edhe një nga 5 të shpallurit në kërkim, Frenkli Myftari
Kujtojmë se një natë më parë, Marjus Dema qëlloi me armë zjarri Mehmet Qemën në një lokal. Personat në fjalë janë shokë me njëri tjetrin. Ata njihen edhe për lidhjet e tyre me personazhe të showbizit.
Autori dhe viktima janë parë nën shqoërinë e përbashkët me moderatorin Meriton Mjekiqi. Mehmet Qema, është shfaqur kohët e fundit edhe në një nga videonklipet e moderatorit nga Kosova ku bashkëpunon me reperin Meriton Ademi.
Gazeta Mapo, ka siguruar edhe një foto ku shihet viktima i ulur në tavolinë bashkë me 5 të rinj të tjerë pak para vrasjes. Ndërkohë, autori i dyshuar i krimit, Marjus Dema, është në këmbë me armë në dorë pak çaste përpara se të qëllonte të riun në gjoks.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një konflikti çasti i cili ka agravuar deri në përdorimin e armës. Motivet e sakta të ngjarjes ende nuk dihen.
Burime për gazetën Mapo bëjnë me dije se në kërkim për moskallëzim krimi janë shpallur;
Erlind Peka, 27 vjeç
Bralid Aga, 23 vjeç
Blerim Hoti, 28 vjeç
Xhuljano Koçi, 19 vjeç.
LEXO EDHE:
Vrasja e ‘hasjanaliut’-Një nga të shpallurit në kërkim, ish-i dashuri i Baby G