Aktualitet

Vrasja e Mehmet Qemës, gjykata merr vendimin për Marius Demën dhe 4 të tjerët














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:07 - 15/05/21 |
mapo.al

Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Marjus Demën, i cili qëlloi aksidentalisht për vdekje me armë shokun e tij, Mehmet Qema në Tiranë.






Trupa gjykuese ka caktuar masën “ arrest shtëpie” për dy të rinjtë Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi. Ndërkohë, togat e zaza kanë dhënë “detyrim paraqitje” për Erlin Përka dhe Blerim Hoti.


Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në lagjen “5 Maj” të kryeqytetit.





Të gjithë të rinjtë ishin bashkë me Qemën, ndërsa Marius Dema i cili mbante një armë pistoletë në dorë ka qëlluar, plumbi i së cilës i mori jetën shokut të tij.



Dema, u vetëdorëzua disa orë pas krimit, ndërsa para grupit hetimor tha se ishte i tronditur nga ajo që kishte ndodhur. Sipas tij, ai nuk e dinte që pistoleta kishte plumb.

Lexo edhe :  Tronditet Tirana, vritet me armë zjarri një 27-vjeçar (EMRI)


Të gjitha të rinjtë njiheshin dhe si “Banda e 5Majit” dhe kishin njohje me mjaft reperë të njohur në vend duke u bërë pjesë e klipeve të tyre.

105


Etiketa: , ,

Pas