Aktualitet

Vrasja e Muratajt – I vëllai kallëzon penalisht prokurorin e SPAK, Eneid Nakuçi














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 12:40 - 05/03/21 |
mapo.al

Kur kanë kaluar rreth dy vite nga grabitja e Rinasit ku mbeti i vrarë Admir Murataj, vëllai i i tij Can Murataj ka kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës, prokurorin e SPAK, kompetent për çështjen, Eneid Nakuçi.






Can Murataj pretendon se Nakuçi nuk i ka dhënë informacion mbi vrasjen e të vëllait gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë në prill të vitit 2019.


Kallëzimi i vëllait të të ndjerit, Can Murataj:







Për t’u theksuar është fakti që hetimet paraprake dhe akuza në emër të shtetit është përfaqësuar nga Prokurori Eneid Nakuci. Ndonëse kanë kaluar pothuajse dy vjet nga disa Memo të familjes Murataj, dhe Neni 110 të K. Pr. Penale parashikon detyrimin të prokurorit të kthejë përgjigje brenda 15 ditëve asnjë përgjigje nuk është kthyer.




Gjithashtu në cilësinë e trashëgimtarit të viktimës së veprës penale kërkojmë të hidhet dritë mbi këto pyetje :

Cilët kanë qenë punonjesit e policisë me gjeneralitet përkatëse anëtarë të grupit të FNSH që kanë marrë pjesë në shkëmbimin e zjarrit të pretenduar në vjedhjen me armë të ndodhur në Rinas në datë 9 Prill 2019?

A janë respektuar dispozitat përkatese të ligjit nr 72/2014 « për përdorimin e armëve të zjarrit » dhe akteve të tjera nënligjore nga anëtarët e grupit të FNSH të policisë së shtetit?

Gjithashtu, po ky prokuror në mënyrë tinzare dhe të kundraligjshme “mban në sirtar dosjen e sekuestrimit të pasurive”.

Kështu me Vendimin Nr. 5, datë 25.03.2019 (ndodnëse të hetuar dhe pushuar procedimi Penal në vitin 2017 dhe 2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë) të gjitha pasuritë janë vendosur nën sekuestro preventive, kanë kaluar mbi dy vjet dhe nuk është përfunduar ky proces gjyqësor.

1


Etiketa: , , ,

Pas