Kronika

Vrasja e nënkomisarit në Lezhë, rrethohet vila ku dyshohet se fshihet autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 14:55 - 28/09/21 |
mapo.al

Forcat e rendit kanë identifikuar tashmë vendin ku fshihet autori i dyshuar i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha.






Aldo Rama, 21-vjeçari i dyshuar për krimin, mendohet se ndodhet në një vilë, një banesë me ngjyrë të bardhë që ndodhet rreth 400 metra nga vendi ku u konsumua krimi, në zonën e Kune Vainit në Lezhë.








Zona përreth po monitorohet nga forcat speciale Renea, repartet e FNSH-së si dhe nga ajri me helikopterë.






Ndërkohë, dalin detaje të reja mbi dinamikën që i mori jetën oficerit të policisë. Sipas burimeve, Hoxha ndodhej me 4 kolegë të tij kur ndaluan një mjet që rezultonte me targa të vjedhura. Ndalimi ishte pasojë e dyshimeve se në atë zonë të mbrojtur nga shteti për pasuritë natyrore, po kultivoheshin lëndë narkotike.

Nga një distancë të afërt oficeri u qëllua nga 21-vjeçari, në arrest shtëpie për drogë, duke u goditur në zemër, ndërkohë që Rama ka mundur të largohet rreth 1 kilometër nga vrasja duke braktisur mjetin.

4



CLOSE
CLOSE
Pas