Friday, February 3, 2023
  • Login
Gazeta Mapo
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport
No Result
View All Result
Gazeta Mapo
No Result
View All Result

Vrasja e oficerit në Lezhë zbuloi parcela me kanabis nga Mirdita në Pukë

by mapo.al
21/10/2021
in Aktualitet, Kronika, Kryesore
0

Parcela që zbuloi Saimir Hoxha me dy kolegët e tij, pak para se të ekzekutohej në krye të detyrës, më 28 shtator, duket se nuk ishte e vetmja në rrethinat e qarkut të Lezhës.

Kështu rezulton nga një operacioni i SPAK-ut në bashkëpunim me Policinë, ndonëse ende nuk jepen të dhëna zyrtare për rezultatet, pasi duket se ende nuk janë ekzekutuar të gjithë urdhrat e ndalimit. Deri tani flitet për 5 efektivë të arrestuar.



Burime të rezervuara nga Policia thanë se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar urdhra ndalimi, në lidhje me një procedim penal për “kultivim bimësh narkotike”, që ende nuk dihet nëse ka nisur para apo pas vrasjes së oficerit të Policisë së Lezhës, Saimir Hoxha.

Behët fjalë për persona të përfshirë në kultivimin e drogës, në zonën kufitare mes Pukës dhe Mirditës, nën juridiksionin e qarkut të Lezhës. Parcela që zbuloi dhe asgjësoi bashkë me dy kolegët e tij, Saimir Hoxha, tashmë i shpallur dëshmor, kishte vetëm 62 bimë. Megjithatë, nuk dihet se sa bimë janë kultivuar në parcelat e tjera.

VRASJA E OFICERIT

Policia e Shtetit, duke dhënë detaje për vrasjen e oficerit Saimir Hoxha në krye të detyrës, shpjegonte se: “Strukturat e Komisariatit të Policisë Lezhë kishin formuar grupin e kontrollit, pas informacioneve për ekzistencën e një miniparcele të kultivuar me bimë narkotike. Grupi i kontrollit përbehej nga tre punonjës Policie dhe kryesohej nga shefi i Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë. Punonjësit e Policisë kanë qenë me veshje civile dhe njëri prej tyre ishte me jelek fosforeshent me mbishkrimin Policia.

Grupi i kontrollit ka gjetur dhe asgjësuar me anë të djegies, 62 bimë narkotike dhe gjatë kthimit, rreth 500 metra nga miniparcela ku u asgjësuan bimët narkotike, është shkëmbyer me automjetin tip ‘VolkParcela që zbuloi Saimir Hoxha me dy kolegët e tij, pak para se të ekzekutohej në krye të detyrës, më 28 shtator, duket se nuk ishte e vetmja në rrethinat e qarkut të Lezhës. swagen’, ku ndodheshin autori dhe dy shokët e tij tashmë të arrestuar”.

Oficeri i krimeve në Policinë e Lezhës, Saimir Hoxha, u ekzekutua nga Aldi Rama paraditen e 28 shtatorit. Tre efektivët e Policisë ishin kthyer pas një operacioni ku kishin asgjësuar një parcelë të vogël me kanabis në Ishull Lezhë. Në kthim, oficerët e Policisë ndaluan për kontroll makinën, në të cilën ndodhej Aldi Rama bashkë me dy shokë të tij, por sapo oficeri Saimir Hoxha i ka kërkuar mjetin e identifikimit Ramës, ai e qëlloi me armë zjarri, duke e lënë të vdekur.

Më pas, kolegët e Hoxhës i janë kundërpërgjigjur me armë, por i riu arriti të largohet dhe pas rreth 5 orësh ndjekje nga forcat RENEA, i riu qëlloi veten me një plumb në kokë, duke gjetur vdekje mëngjesin e ditës nesërmes në Spitalin e Traumës në Tiranë. Policia bënte me dije se në vendin e ngjarjes ishin gjetur nëntë gëzhoja plumbash, të cilat ishin të armëve të efektivëve që ishin në vendin e ngjarjes, për të cilët Policia thoshte se kanë qëlluar në drejtim të automjetit të 21-vjeçarit që tentonte të arratisej nga vendi i ngjarjes. Ndërkohë, shokët e Aldi Ramës janë dorëzuar pa rezistencë, 21- vjeçari që ndodhej në pjesën e pasme të automjetit ka refuzuar, duke u deklaruar efektivëve se “unë nuk jam për t’u kontrolluar…”.

Tags: Saimir Hoxha

JU SUGJEROJME

Çmimi Kadare 2023/ Juria e re me shkrimtarë e gazetarë nga Shqipëria e Maqedonia e Veriut
Kryesore

Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj

01/02/2023
Aleksandër Vuçiç: Nuk do të vendosim sanksione ndaj Rusisë
Bota

Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij

28/01/2023
PS mbledh sot Grupin Parlamentar për emrin e ri të presidentit
Kryesore

PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ

28/01/2023
Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras
BE

Mitsotakis shpëton qeverinë, rrëzohet Tsipras

27/01/2023
Next Post
Dhe standardet e medias rrinë e vështrojnë

Në kozmos me PRAS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

No Result
View All Result

     








Më Të Lexuarat

  • Çmimi Kadare 2023/ Shpallen 10 finalistët, dominojnë autorët e rinj
  • Gjykata publikon arsyet e dënimit të Juventusit
  • Futsall 2023/ Tirana shpallet fituese e Kupës së Shqipërisë
  • Plani franko-gjerman, aktivistët e partisë së Vuçiç po përgatisin tubime në mbështetje të tij
  • PS dorëzon në KQZ kandidaturat për anëtarë të KZAZ



Editorial: [email protected]
Synimi: Ndikimi në debatin dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Editorial: [email protected]
Synimi:
Ndikimi në debatin shoqëror dhe veprimtarinë e aktorëve shoqëror përmes përthyerjes së ngjarjeve dhe fenomeneve me interes publik është synimi kryesor i Gazetës

Marketing

Drejtor Marketingu
Ledio Trungu
Tel : +355683673191
Email : [email protected]

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

No Result
View All Result
  • Shqipëria
    • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Ekonomi
    • Sociale
  • Opinione
    • Editorial
    • Analizë
    • Koment
    • Blog
    • Gjeopolitikë
  • Universiteti
    • Politologji
    • Jurisprudencë
    • Economi
    • Inovacion
    • Mjekësi
  • Bota
    • BE
    • Kosova
    • Maqedoni
    • Mali i Zi
    • Globi
  • Revista
    • Libri
    • Letërsi
    • ShowBiz
    • Shije
    • Sport

2022. Te gjitha te drejtat e rezervuara
Dev by Wearedope.com

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In