Aktualitet

Vrasja e oficerit të policisë, Meta: Jam i tronditur, të kapet autori














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 13:21 - 28/09/21 |
mapo.al

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me vrasjen në krye të detyrës të nënkomisarit, Saimir Hoxha.






Meta në mesazhin e tij shprehet se ndihet thellësisht i tronditur nga ngjarja e rëndë, ku zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, u vra gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.


Presidenti teksa i shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimës, i bën apel organeve ligjzbatuese dhe specifikisht prokurorisë të intensifikojë punën për arrestimin e autorëve të dyshuar.







“Thellësisht i tronditur nga ngjarja tepër e rëndë e vrasjes, në krye të detyrës, të zyrtarit të lartë të Policisë së Shtetit, Saimir Hoxha, gjatë një operacioni kundër kultivimit të lëndëve narkotike në zonën e Lezhës.




Në këto momente të vështira bashkëndaj dhembjen dhe ju shpreh ngushëllimet më të thella familjes, kolegëve dhe të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit!



Nxis organet ligjzbatuese, në veçanti Prokurorinë për hetimin e rrethanave dhe intensifikimin e përpjekjeve për kapjen sa më parë të autorëve të këtij akti kriminal, për t’i nxjerrë ata para drejtësisë dhe dhënien e një ndëshkimi të ashpër ligjor.

Lufta kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe kanabizimit të Shqipërisë, që ka dëmtuar seriozisht vitet e fundit imazhin e vendit dhe ka marrë aq shumë jetë njerëzish, duhet të jetë një prioritet absolut dhe të mbështetet nga të gjithë!”, shkruan Meta.

1


Etiketa: , ,

Pas