Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit – Rindërtohet ngjarja, Papleka qëlloi për vetëmbrojtje














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:09 - 22/04/21 |
mapo.al

Rindërtohet skena e ngjarjes së rëndë të ndodhur dje në Elbasan, ku mbeti i vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën 4 të tjerë. Deri më tani policia ka shoqëruar në komisariat 15 persona, të cilët dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen





Siç është raportuar më herët, disa minuta përpara krimit, strukturat e Partisë Demokratike në Elbasan kanë njoftuar policinë se një mjet pa targa po shpërndan para dhe po blinte vota.


Strukturat e Mbrojtjes së Votës, me furgona nën logon e PD e kanë ndaluar këtë automjet ndërsa bëhet me dije se palët kanë qenë në pritje të policisë.





Drejtuesi i mjetit pa targa ka debatuar me ish-punonjësin e RENEA, Arbër Papleka. Në vendngjarje mbërrin furgoni i policisë me rreth 10 efektivë.



Në këtë moment, drejtuesit të mjetit pa targa i vijnë në ndihmë persona të tjerë të cilët sulmojnë me fjalë, ku në mesin e tyre ishte Pjerin Xhuvani dhe dhëndri i tij.


Sipas dëshmisë së ish-efektivit të RENEA, Arbër Papleka, edhe pse policia ishte e pranishme, drejt tij janë në një moment janë ngritur armë zjarri, dhe në kushtet e vetëmbrojtjes është pozicionuar duke qëlluar.

Lexo edhe :  Çfarë tregon vota për Taulant Ballën!

Nga të shtënat, mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, u plagos dhëndri i tij, u plagos një efektive e ‘Shqiponjave’ dhe Pavlo Vuksani. Vuksani rezulton ish-efektiv i Policisë Kriminale.

Arma e ish-policit Paplekaj është sekuestruar nga policia ndërsa pistoleta tjetër nga e cila dyshohet se është kryer qitje nuk është gjendur dhe nuk dihet nga kush është përdorur. Pas ngjarjes, Paplekaj u vetëdorëzua në polici.

Ndërkaq, janë sekuestruar dhe mjetet në vendngjarje, ndërsa nga kontrolli i makinës pa targa, sipas të dhënave të fundit, janë gjetur vetëm postera.

Por drejtuesit e PD janë shprehur dje se ka video që tregojnë dhënien e parave, dhe kanë ngritur dyshime se provat janë dëmtuar nga grupi kriminal. Veprimet hetimore për krimin që tronditi Elbasanin, por jo vetëm, po kryhen në drejtimin të Prokurorisë së këtij qarku./Mapo.al/

1


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas