Kronika

Vrasja e Ritvan Ramazanit – Arrestohen 3 persona, mes tyre një prej autorëve








Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 22:57 - 28/11/20 |
mapo.al

Lidhur me vrasjen e Ritvan Ramazanit në Shkodër, janë arrestuar 3 persona, ndërkohë që dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Burime konfidenciale pranë policisë së shtetit bëjnë me dije se është arrestuar një nga autorët ndërkohë që dy persona te tjerë janë arrestuar për mos kallëzim krimi.



Forcat e policisë, Renea dhe FNSH vijojnë kërkimet për arrestimin e dy autorëve të tjerë të shpallur në kërkim. Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se gjithçka ka nisur pas një konflikti disa orë para vrasjes.


Ridvan Ramazani, njihej si i forti i fisit Ramazani në Shkodër, familja e të cilit ka pasur konflikte me një tjetër fis, atë të Edmir Koçisë. Ky i fundit është vrarë në të njëjtën datë si sot 8 vite më parë në lagjen “Tepe” në Shkodër, ku është goditur në orët e mbrëmjes të 28 nëntorit, ndërsa ka ndërruar jetë në spital një ditë më vonë. Ramazani, për policinë e Shkodrës ka qënë një ndër personat kryesorë të dyshuar në vrasjen e Edmir Koçisë. Me sa duket goditja në të njëjtën datë është një mesazh i qartë dhe kuptimplotë që të çon në dyshimin e arsyeshëm se vrasjen e Ridvan Ramazanit, e ka kryer grupi i Edmir Koçisë.



Me goditjen e Ridvan Ramazanit, pa dyshim që situata kriminale në Shkodër do sjellë përkeqësim. Autorët ishin përgatitur në detaje për këtë atentat, pasi kanë pritur viktimë sapo ai të dilte nga banesa dhe hynte në rrugën e fshatit Dajç. Sipas burimeve, në momentin që Ridvan Ramazani ka ulur shpejtësinë për tu futur në rrugë, në zonë është fshaqur një motor, ku nga njëri prej personave në të, është lëshuar breshëri automatike, në pjesën ballore të makinës së Ridvan Ramazanit dhe pjesën e majtë.



Ende nuk dihet se sa plumba janë qëlluar, por Ramazani ka ndëruar jetë në vend. Atentati ka ndodhur shumë pranë një karburanti, i cili është i paisur me kamera sigurie, të cilat besohet se kanë filmuar gjithçka. Deri në këtë fazë të hetimit policia dhe prokuroria ka kërkuar të njihen me pamjet filmike, por pronarët e subjektit privat kanë pohuar se kamerat nuk funksionojnë, për shkak të mungesës së paisjes DVR-ë.


Ridvan Ramazani ose Hyseni është personi kryesor që drejton grupin “Ramazani” në Shkodër. Ky grup është një nga grupet më të forta në këtë qytet dhe ka konflikte me grupin e Edmir Koçisë dhe disa grupe të tjera. Ky grup mban lidhje të forta me grupin e Dukagjinasve, ku aktiviteti kryesor është kultivimi dhe shitja e lëndëve narkotike. Të ardhurat financiare, i investojnë në bare dhe restorante në zonën e Velipojës.

Në vitin 2008, Ridvan Ramazanit i kanë vrarë në zonën e Dajçit, xhaxhain e tij Enver Ramazanin. Kjo ngjarje nuk është zbuluar sot e kësaj dite. Në vitin 2017, Ridvan Ramazani, është dënuar nga gjykata e Shkodrës me 120 orë punë të detyrueshme për interes publik për shkak të falsifikimit të dokumentave.

LEXO EDHE: 

Mapo mëson emrat – Kush janë dy vëllezërit, të dyshuar për vrasjen në Shkodër

1


Etiketa:

CLOSE
CLOSE
Pas