Aktualitet

Vrasja e Sabrinës nga ish-bashkëshorti, protestë në Tiranë dhe Fier














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 19:54 - 15/09/21 |
mapo.al

Një protestë po mbahet ditën e sotme në Tiranë dhe Fier pas vrasjes të Sabrina Bengajt, 23-vjeçarja e cila u qëllua për vdekje në derën e shtëpisë së prindërve nga ish-bashkëshorti, Elton Metaj.






Qytetarë të shumtë mbajnë në duar pankarta kundër krimit. Protesta u thirr nga përfaqësues të Shoqërisë Civile.


“Vrasja ndaj grave dhe vajzave është pandemi! Ku janë vaksinat?”, shkruhet në një nga pankartat që mbajnë në duar protestuesit në Tiranë.









Fillon te organizohet protesta edhe në qytetin e Fierit. Organizuesja Laureta Roshi shprehet se Sabrina Bengaj eshte viktima e 14 ne vitin 2021



“Viktimat kanë nevojë për mbështetje. Viktimat nuk kanë zë. Le të flasim në këto minuta për krimin e Sabrina Bengajt. Nuk është vetëm ajo viktimë. Ne me heshtjen tonë… Është viktima e 14 brenda vitit 2021 në Shqipëri. Kërkojmë drejtësi transparente. Të mos përfshihet mes debateve mes familjeve. Të kërkojmë transparencën e asaj drejtësie që la të lirë Elton Metajn,” u shpreh ajo. Ndërsa protestuesit thërrasin që të rivendoset dënimi me vdekje.

Lexo edhe :  Cila është shprehja e preferuar shqiptare e ambasadores suedeze në Tiranë

***

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi para 6 ditësh në fshatin Zhupan të Fierit, ku Elton Metaj, 31-vjeçar e vrau me armë zjarri ish-gruan e tij, Sabrina Bengaj, 23-vjeçare.

Armando Bengaj, vëllai i Sabrinës, tha se motra kishte qenë duke ngrënë bukë pasi sapo ishte kthyer nga puna, kur në derë të shtëpisë së prindërve në Zhupan të Fierit, ku ishte rikthyer prej një viti, kishte shkuar ish-bashkëshorti.

Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, teksa kjo gjë nuk është pranuar nga i dyshuari, i cili në korrik ishte liruar nga burgu pasi ishte arrestuar për problemet me Sabrinën.

38


Etiketa: , , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas