Partia Demokratike, ka deklaruar serish se vrasja e shoferit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte një vrasje mafioze.
Në deklaratën për mediat PD, thekson se vrasja e Shoferit të Fatmir Xhafajt u mbajt e fshehtë si nga ministri ashtu dhe nga garda, por u mor vesh nga publikua nga Partia Demokratike.
PD i bën thirrje Xhafajt që të japë menjëherë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë hetimit.
Deklarata e PD:
“Sot Garda e Republikës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme fshehën ngjarjen e rëndë të ndodhur brenda Gardes së Republikës.
Për dijeni të publikut, vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës iu bë e njohur medias dhe publikut nga Partia Demokratike menjëherë sapo ne morëm informacionin.
Që prej fillimit, pati përpjekje për të manipuluar këtë ngjarje, nga më të rëndat që implikon drejtpërsëdrejti Ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Policia private e Fatmir Xhafës po bën çdo përpjekje që ajo të duket si një vetëvrasje me 3 plumba.
Por ne jemi të bindur se ngjarja është një vrasje mafioze, ndoshta edhe më e rrezikshme sesa vrasja e shoferit të familjes së Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku në mes te bulevardit në vitin 2003.
Në njoftimin e vet, Policia e Fatmir Xhafës nuk jepte shpjegime sesi ka mundësi që brenda Gardës së Republikës askush nuk ka dëgjuar 3 të shtëna armë me breshëri automatiku, siç thuhet në njoftim!
Kjo dhe rrethana të tjera që po i verifikojmë, tregon se vrasja e shoferit të Fatmir Xhafës është e tipit mafioz, e kryer me silenciator.
Me një Polici që e kontrollon vetë, me një Prokurori plotësisht nën urdhrat e tij, Fatmir Xhafaj duhet të japë menjëherë dorëheqjen! Të mos fshihet pas lotëve të krokodilit, por të japë dorëheqjen dhe t’i hapë rrugë një hetimi të pavarur.
Me Fatmir Xhafën Ministër të Brendshëm, e vërteta e vrasjes mafioze nuk do të dalë në dritë!”
Po sa te medhenj jane kta more aman. Na e dashkan kta me shume se ai qe e ka shofer hej zot i madh.
Kto veprimet e politizimin te cdo gjeje e kane len dhe do ta len per shume gjate PD ne opozite. Ktu do jemi e do e shohim. Askush nuk do qe kjo parti te vij ne pushtet me kto veprime qe ben.
Kta te PD jane edhe prokuror edhe polica edhe gjyqtar. Kta “dine” cdo gje ose bejn sikur dine vetem e vetem qe te mashtrojn popullin. Po populli ju ka pare e provuar o te zinj
Ore pse kta te PD duan qe cdo gje ta bejn politike. Beni politik me ate qe behet politik jo me te vdekurit se eshte gjynah i madh dhe turp per ju qe per karrige ndermerni nuk keni as respekt as moral as ndjenj