Një 28-vjeçar është arrestuar si i dyshuari kryesor i vrasjes së gruas shqiptare në Itali.
Sipas ANSA, i arrestuari dyshohet se ka probleme të rënda psikike.
Ngjarja ndodhi në rrugë para banesës së saj, në Raguza të Siçilisë.
Deri tani policia nuk ka zbuluar ndonjë motiv që mund të kenë shtyrë të riun, për të kryer krimin e rëndë. Ai qëlloi për vdekje dje rreth orës 14:00 shqiptaren, nënë e dy fëmijëve, Brunilda ‘Bruna’ Halla, 37 vjeçe, e cila ndodhej në rrugë ku po priste djalin nga shkolla dhe punonte me kohë të pjesshme.
Lidhur me krimin e rëndë policia dyshon “për një vrasje ordinere rruge”, duke mos bërë dot një lidhje mes viktimës dhe autorit të dyshuar. /Liberale.al/