Pas vrasjes së shqiptarit Petrit Zilfe nga një përkrahës i Agimit të Artë në Greqi, në rrjet ka pasur shumë reagime. Shkrimtari Gazmend Kapllani tha se kryepeshkopi Janullatos nuk e ngushëlloi familjen e Zilfes, siç bëri me Konstandin Kacifas.
Por Kisha Ortodokse thotë se kjo nuk është e vërtetë.
“Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor një nënkuptim fyes, ku thoshte se Kryepiskop Anastasi u interesua dhe shprehu ngushëllimet e tij vetëm për familjen Kacifa dhe se u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të padrejtë. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë! Kryepiskopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet. Ai i shprehu ngushëllimet e tij familjes Zilfa, më 5 dhjetor 2018.
Ata që e njohin se si është e vërteta, e dinë fare mirë se Kryepiskopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremiste të të dy vendeve. Qarqe të mirëinformuara dhe objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se, për 27 vite, Kryepiskopi Anastas lufton për paqen, mirëkuptimin dhe respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve,” thuhet në një njoftim zyrtar.
kryeterroristi grek me qylaf Cetniku lol !
cfar politike kriminelesh luan pseudoprifti grek ne Shqipnie !
Perse heshti Kazani i plehrave e s’i digjet bytha ?