Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Londër – I vëllai: O Neni i vogël, do shtrëngoj kujtimet














Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 10:25 - 26/03/21 |
mapo.al

Një 21-vjeçar shqiptar është qëlluar për vdekje me thikë në Londër. Viktima është Renato Geci, ndërsa për krimin e rëndë në pranga kanë rënë një 31-vjeçar si dhe një vajzë e re, kjo e fundit akuzohet se ndihmoi autorin e krimit.






Së fundmi në rrjetet sociale, ka qenë vëllai i viktimës, Ritvan Geci, i cili ka bërë një dedikim prekës.


Me hidhërim të thellë ju lajmëroj se ka ndërruar jetë vëllai im Renato Geci. Qofsh banor i Xhenetit Vlla. ( ne do të qëndrojmë të fortë për ty se ashtu ke dashtë gjithmonë të na shohësh ). Gjithmonë do ti shtrëngoj fort në zemrën teme kujtimet e tua, e do të të thërras, o Neni Vogël !!” shkruan Ritvan Geci.







Në vendin e ngjarjes, përpos Gecit që ndërroi jetë u gjet i plagosur edhe një tjetër person, i cili u transportua në spital. Ngjarja ndodhi të martën, ndërsa arrestimet u bënë dje nga policia. Ende nuk dihen rrethanat dhe motivet e krimit.




“Dëgjuam të bërtitura. E gjitha është shumë tronditëse. Të gjithë banorët po më pyesin se çfarë ka ndodhur” tha njëri nga fqinjët.



LEXO EDHE: 

Ekzekutohet me thikë 21-vjeçari shqiptar në Londër

1


Etiketa: ,

Pas